Për shumë prej nesh, me filma klasik nënkuptojmë filmat bardh e zi, aktorë të veshur me kujdes dhe shije, me skena romantike shumë pasionante e shumë të tjera. Por nëse mendoni se filmat klasikë janë filma të cilët thjesht mund t’iu vënë në gjumë, e keni gabim. Ja disa arsye se përse duhet ti shtoni listës tuaj disa filma klasikë:
1- Ato janë baza e gjithë kulturës kinematografike të sotme
E keni menduar ndonjëherë se nga erdhi idea e komedive romantike? Hidhini një sy filmit “It happened one night” nga Frank Capra. Po filmi që mund ta shihni shumë shpesh për Halloween? “Psycho” nga Alfred Hitchcock. Pothuajse cdo film që prodhohet tashmë, bazohet gjithmonë në filmat e vjetër klasikë, ato janë inspirim për ide të reja.
2- Shprehje të filmave të vjetër vazhdojmë ti shohim dhe dëgjojme dhe sot e kësaj dite
Qoftë në televizion, teatër ose edhe në jetën e përditshme na ka rastisur që të dëgjojmë shprehje të përdorur në filmat klasikë. Kjo gjë nuk është një koincidencë – filmat klasikë të sjellin në memorie shumë shprehje të cilat bëhen pjesë e bisedave të përdishme, por gjithashtu ju ndihmojnë që edhe të kuptoni disa referenca në filmat e sotëm.
3- Është një mënyrë e mirë për të mësuar më tepër rreth historisë
Shumë njerëz nuk para pëlqejnë të ndjekin një orë, ndoshta të mërzitshme, historie. Por të shohin një film, e bëjnë me shumë qejf. Filmat klasikë janë një mënyrë e mirë për të mësuar më tepër rreth historisë, por mund të shihni edhe se si ka ndryshuar kinematografia gjatë viteve, mënyra e të sjellurit, veshja, si ka ndryshuar shoqëria, kultura e shumë të tjera.
Filmat më të bukur klasikë mund ti ndiqni në kanalin më të ri në Tring, Classic HD!