Ja ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë MAJIT

Kuriozitete

DASHI: Vera do të karakterizohet nga qetësia, ndryshe nga viti i kaluar. E vetmja pikë kritike është pozicionimi i Marsit, që mund t’ju shkaktojë probleme me paratë. Në fundjavat e muajit mund t’ju lindë nevoja të kapërceni ndonjë vështirësi. Nuk do të mungojnë shpenzimet, kryesisht ato që lidhen me familjen ose hua të prapambetura. Është muaj me ide interesante për të ardhmen.

Dashuria mund të fillojë të jetë intrigante ose plot pasion. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj mund të shkaktojë dyshime të forta dhe pasiguri. Sigurisht që kjo situatë do të ndikojë kryesisht te çiftet që ndihen prej kohësh në vështirësi. Zemrat vetmitare do të jenë më të hapura për dashuri. Shmangni takimet me të martuarit ose me personat me karakter të vështirë.

Do të jeni mirë fizikisht, sidomos pas datës 20. Ndikimi i Mërkurit dhe Diellit do t’ju kthejë forcën. Ndërsa ndikimi i Marsit ju këshillon të shmangni diskutimet në familje për tema që ju nervozojnë. Mundohuni të ruani qetësinë, përndryshe fundjavat do të karakterizohen nga dhimbjet e stomakut dhe të kokës.

DEMI: Nuk duhen nënvlerësuar propozimet që merrni, pasi ndikimi i Jupiterit nga data 13 nuk do të jetë më aq kritik dhe do të keni mundësi t’i shihni më qartë gjërat. Por duhet të nxitoni, sepse ndikimi i Jupiterit nuk do të zgjatë. Sipërmarrësit të cilëve s’u ka ecur në muajt e fundit, mund të shfrytëzojnë një mundësi për t’u rimëkëmbur. Ditët më interesante janë ato rreth datës 20.

Në maj do të vazhdojnë lidhjet e nisura gjatë muajve të shkuar. Nëse doni të martoheni ose të bashkëjetoni, mundohuni të bindeni që edhe partneri është i të njëjtit mendim për këtë hap të rëndësishëm. Viti 2021 do të jetë i suksesshëm vetëm për çiftet që duhen vërtet.

Rikthimi i Jupiterit në shenjën tuaj nënkupton që do t’ju rikthehet edhe fuqia fizike. Madje, rreth datës 20, mund të filloni një kurë ose do të dëshironi të jetoni më mirë. Meqë ju pëlqen e bukura, mundohuni të rrethoheni nga harmonia, pasi e keni të nevojshme.

BINJAKËT: Të lindurit në fund të muajit maj që punojnë me kohë të pjesshme, ose u ka përfunduar kontrata, do të përballen me një moment pasigurie. Do t’ju rikthehet fati në gusht. Në maj mund të shtyhet sërish dhënia e lejeve, nëse keni ende çështje burokratike pezull. Datat 13 dhe 14 janë interesante.

Mund të lindë një emocion i rëndësishëm gjatë muajit maj, që do të lulëzojë njësoj si lulet e pranverës. Maji do të karakterizohet nga dëshira për projekte të rëndësishme. Muaj i favorshëm për ata që duan të martohen ose të bashkëjetojnë.

Ndikimi i Diellit më datë 20 në shenjën tuaj do t’ju mbushë me energji. Do të ndiheni sërish aktivë, të fortë, të kënaqur. Ditët e fundit të muajit janë interesante, pasi mund t’ju shkëputin nga një problematikë që ju ka tensionuar prej vitesh.

GAFORRJA: Duhet thënë se muaji maj karakterizohet nga një përmirësim i dukshëm. Për shembull, atyre që kërkojnë punë mund t’u paraqitet një mundësi pune me kohë të pjesshme. Duhet të përballeni me problemet ekonomike. Tashmë do të keni mundësi t’i shihni gjërat më qartë, si dhe t’u drejtoheni njerëzve më të besuar për çështje të rëndësishme. Nëse punoni për një kompani, me gjasa do të merrni një konfirmim pozitiv pas datës 24. Marrëdhëniet e reja sentimentale duhen trajtuar me pasion, edhe pse do të nevojitet kohë, sepse mund të pësojnë kriza.

Vera, për shembull, do të jetë një stinë shumë e rëndësishme për çështjet e zemrës. Në të vërtetë, është mirë të kapërceni ndjesinë e pakënaqësisë që ju ndjek prej disa kohësh, për të cilën nuk e ka fajin as partneri dhe as personi që ju intereson. Maji dhe qershori janë muaj më të lehtë për t’u përballuar, nëse keni ndër mend të bëni plane afatgjata me partnerin. Zemrat e vetmuara, ata që kanë pasur konflikte të mëdha, mund të jenë më të favorizuar, edhe pse para gushtit nuk do ta lëshojnë plotësisht veten.

Dy javët e para të prillit nuk janë shumë të mira as në aspektin fizik. Bëni mirë të tregoni kujdes kur shtohen kontradiktat, tensionet si në familje, edhe në punë. Do ta merrni veten që pas datës 9. Datë e favorshme për të filluar kura dhe për t’i kushtuar pak kohë vetes është data 23. Yjet e majit ju bëjnë më energjikë se zakonisht. Kjo ndjesi lehtësimi, me më shumë aktivitet, do të ndihet në këtë moment të jetës suaj. Pengesat në punë duhen trajtuar me vëmendje, por në përgjithësi mund të themi se është një periudhë e mirë për t’u kujdesur pak më shumë për organizmin tuaj.

LUANI: Maji nuk është muaji i ndarjeve përfundimtare. Gjithsesi, mund të shfaqet ndonjë krisje e vogël në marrëdhëniet profesionale, të cilat nëse nuk riparohen në kohë, brenda fundit të vitit mund t’ju detyrojnë të kërkoni një punë të re. Gjatë dy javëve të para të muajit do të bënit mirë të shmangni çdo shpenzim të tepruar, edhe pse datat 6 dhe 7 do të kenë më shumë shpenzime nga ç’parashikonit. Mund të jetë pikërisht nevoja për të fituar më shumë që do t’ju detyrojë të bëni një zgjedhje profesionale, të mbyllni situata që nuk ju nxjerrin kurrkund dhe të krijoni mundësi të reja! Do të keni takime, evenimente dhe provime. Në maj, të rinjtë do të përballen me prova të ndryshme që do të jenë më të lehta për t’u përballuar pas datës 20.

Ndjenjat do të rikthehen të zjarrta, ndaj duhet të jepni maksimumin. Nëse ju intereson dikush, është momenti i duhur për ta njohur. Takimet e reja do të jenë edhe më të lehta nga data 11. Nga data 20 duhet të prisni më tepër. Të premten, më datë 22, dhe të dielën, më datë 24, duhet të bëni një zgjedhje dashurie. Sigurisht që në këtë periudhë nuk është mirë të izoloheni. Kush ka nisur një histori në muajt e fundit, duhet ta vazhdojë pa u menduar gjatë.

Do të keni vonesa të vogla për shitje ose kontrata që do t’ju shkaktojnë njëfarë bezdie. Në disa ditë të muajit, sidomos deri më datë 11, mund të keni pak luhatje humori, të ndieni pak nervozizëm pa motiv dhe s’do të mungojnë momentet e shpërthimit. Kush është në krizë ose në siklet, bën mirë të ndalet pak.

VIRGJËRESHA: Ka ardhur çasti i duhur që të tregoni veten. Ditët deri më datë 11 janë të rëndësishme, sidomos për ata që kanë nuhatje biznesi ose duan të kenë ngritje profesionale. Do të vazhdojnë transformimet e mëdha që kanë nisur në fillim të vitit, por tani ka një ngadalësim të vogël. Sigurisht, asgjë me rëndësi. Por në mes të majit dhe qershorit duhet të mbyllni disa marrëveshje. Nuk duhet të zemëroheni ose të zhyteni në të thella nëse maji ofron pak mundësi pune. Nuk mund të jeni përherë në majë. Mundohuni të shqyrtoni sërish disa zgjedhje, ose të flisni me shefin për programet e vjeshtës. Mund të keni ndonjë pakënaqësi pas datës 11.

Kush nuk do ta gjejë dashurinë këto ditë, do të zhgënjehet, pasi ajo çka mund të prisni nga partneri mund të jetë diçka ndryshe. Mund të ndodhë ndonjë pendesë në dashuri. Fatmirësisht, është vetëm një periudhë kalimtare. Mundohuni t’u jepni kohë atyre që keni pranë, që të kenë mundësi t’ju tregojnë sa ju dashurojnë. Ju pëlqen të vendosni rregull në jetën e të tjerëve, keni përherë një sjellje edukatori, ndaj nuk jua marrin përherë parasysh sugjerimet. Mund të lindin edhe mosmarrëveshje në çift.

Lodhja dominon shenjën tuaj dhe do të pasqyrohet edhe në dashuri. Gjithsesi, këshillohet që sidomos në 8 ditët e fundit të muajit të mos stërmundoheni, të mos i kundërviheni askujt, t’i shkarkoni tensionet para se të futeni në shtëpi. Nëse gjatë ditës mbani qëndrime që mund të krijojnë acarime, gjeni një terapi të mirë.

PESHORJA: Nëse punoni në një firmë me shumë departamente, duhet të mbroheni nga ata që duan t’ju zënë vendin dhe të mos ngurroni të shprehni mendimin tuaj. Ndonëse muajt e fundit ka pasur shumë ndërlikime dhe rivalitet, tani loja do të kthehet në avantazhin tuaj. Mund të mbyllen kompani, por edhe ky do të jetë lehtësim. Ata që punojnë si vartës, prej muajsh po mundohen të rezistojnë, ose në punën tuaj ka pasur shkurtime që ju kanë përfshirë edhe ju. Do të ketë ndryshime rolesh për vartësit. Sigurisht që stresi ka qenë më i madh se rezultati ose fitimet, pasi mund të mos rinovoni një kontratë. Ju këshillohet të mendoheni mirë para se të përfshiheni në situata të gabuara.

Edhe në dashuri do t’ju ecë më mirë. Marrëdhëniet e lindura gjatë muajve të fundit kanë avantazhet e veta. Nëse pas gjithë këtij mundi dhe lodhjeje, lidhja juaj ende reziston, do të thotë se është shumë e fortë. Nuk duhet të ushtroni shumë presion në fushën sentimentale, pasi me afrimin e fundit të vitit, situata do të përmirësohet. Do të çliroheni nga çdo problem. Ndaj nëse i jepni fund një lidhjeje tani, mund të pendoheni!

Në marrëdhënie me fëmijët, ata që kanë, do të kenë gjithnjë ndonjë dyshim të vogël ose ndonjë mosmarrëveshje. Pas një fillim viti me shumë impenjime, do t’ju duket sikur do të çliroheni nga një peshë. Sigurisht, vendimet janë përherë të vështira për t’u marrë, sidomos për peshoren që i do të gjitha, por kur bëni një zgjedhje, duhet të hiqni medoemos dorë nga diçka tjetër. Nëse si pasojë e mbingarkesës keni hequr dorë nga liria juaj, mundohuni ta gjeni sërish atë, sepse jeni shenjë ajri.

AKREPI: Është ende e paqartë trajektorja juaj profesionale, pasi po prisni prej kohësh një lajm që nuk ju vjen. Kush ka ndryshuar zyrë ose bashkëpunëtorë, është në pritje të një ngritjeje në detyrë. Janë muaj të rëndësishëm për të realizuar disa projekte të rëndësishme. Sepse që nga data 13 do të zgjidhet edhe ndonjë mosmarrëveshje profesionale. Në përgjithësi është muaj i mbarë për të vazhduar me diskutime ose marrëveshje. Nëse duhet të diskutoni një kontratë, ndoshta është pak shpejt, por me kujdesin e duhur, asgjë nuk është e pamundur.

Do të jetë muaj rikuperimi edhe për sa i takon gjendjes sentimentale. Pjesa e dytë e majit jua shton dëshirën për të bërë dashuri, për të jetuar situata intriguese dhe më datë 25 do të keni një takim special, ose do të merrni një vendim që ka lidhje me familjen. Nuk është rastësi nëse po jetoni një lidhje në formën e miqësisë, pasi me gjasa sapo jeni ndarë dhe nuk doni të vuani si në të shkuarën. Prindërit e kësaj shenje janë shumë posesivë për fëmijët e tyre, por kujdes të mos e teproni. Për zemrat e vetmuara, vera do të jetë stina ideale.Ata që janë ende vetëm duhet të kenë durim.

Në gjysmën e dytë të muajit do të keni një energji të mirë. Kura, terapi dhe iniciativa që kanë lidhje me mirëqenien do të nxiten nga yjet dhe momenti më i mirë për t’i nisur këto do të jetë pas datës 25. Do të zvogëlohen edhe shqetësimet dhe ndjesia e pasigurisë.

SHIGJETARI: Doni të bëni gjithmonë më shumë, por në maj duhet ta merrni pak më shtruar. Edhe pse ata që kanë fituar më shumë duhet të shpenzojnë për të shlyer detyrime të prapambetura. Do të jenë ditë disi të tensionuara, sidomos pas datës 13. Nëse keni ortakë ose bashkëpunëtorë me të cilët duhet të bëni zgjedhje, mund të humbni kohë, mund t’ju duket sikur nuk ju dëgjojnë. Në muajt në vazhdim do të keni një dëshirë të madhe për të rënë në sy. Nuk do të konkretizohet në maj një ndryshim që ju kishin premtuar. Duhet të prisni edhe disa javë.

Shigjetari mërzitet shpejt dhe kur ka shumë ngurrim në një lidhje, fillon të dalë shpesh nga shtëpia, zhduket. Këta dy muaj, maji dhe qershori janë reflektim për ndjenjat. Do të jeni të shqetësuar për partnerin. Duhet të zgjidhni një problem në shtëpi. Disa ditë do të mendoheni, ndaj duhet të bëni kujdes me marrëdhëniet e dashurisë. Do të jetë e vështirë të çliroheni nga dyshimet dhe ndonjëherë mund të ndiheni vetëm në përballjen e problemeve, pasi keni gjithmonë nevojë për dikë në krah me të cilin të përballoni problemet.

Është muaj stresues me disa polemika të vogla pas datës 11. Do të ndieni njëfarë lodhjeje rreth datës 16, ndaj është më mirë të bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Më mirë kënaquni me pak për t’u mbrojtur nga çdo problem. Fundjava e datës 23 dhe 24 do të jetë e ngarkuar me presion.

BRICJAPI: Maji dhe qershori janë muaj interesantë! Në këto ditë mund të lindin ide të mira, sidomos nëse keni ndërmarrë një biznes ose keni nisur projekte të reja në muajt e fundit. Nuk do të mungojnë rezultatet pozitive. Tani mund t’ju lindë forca dhe energjia për të jetuar në maksimum. Ditët më të mira do të jenë datat 11, 12, 20 dhe 21. Telefonata, takime, ata që punojnë me kohë të pjesshme do të kenë mundësi ndryshimi. Ata që ndiejnë nevojën e aventurave, mund të ndryshojnë qytet. Do të keni përgjegjësi të reja dhe mund të ndërmerrni një udhëtim që mund të rezultojë fitimprurës.

Çiftet që duhen vetëm shtojnë projektet e përbashkëta. Është muaj i mbarë për ata që duan të bëjnë fëmijë. Në raste të veçanta, maji mund të jetë muaji i takimeve të rëndësishme, i emocioneve që lindin papritur. Edhe një miqësi që nis si një lojë mund të evoluojë në diçka më të rëndësishme. Ata që kanë pësuar zhgënjime të mëdha që vjet, tani duket se i kanë marrë në dorë frenat e fatit të tyre. Zënkat mes të ndarëve janë drejt zgjidhjes dhe nuk përjashtohet mundësia që pas një ndarjeje, të gjeni një dashuri të re.

Maji dhe qershori janë muaj idealë për të rifituar një formë të mirë fizike. Saturni nuk është më i pranishëm në shenjën tuaj, por do të rikthehet, ndaj mos e teproni me ushqimin dhe mundimin. Sipas astrologjisë tradicionale, Bricjapi duhet të bëjë pak kujdes me kockat, reumatizmin dhe cervikalen. Shmangni qëndrimet e gabuara, sidomos nëse punoni shumë në zyrë.

UJORI: Maji i ujorit është i mbushur me të reja. Është e rëndësishme të shprehni ndjenjat. Nuk është keq të bëni diçka të bukur për të tjerët, por duhet t’i bëni qejfin edhe vetes. Ju pëlqen të dukeni, jeni shenjë egocentrike, e kërkoni konsideratën e miqve dhe partnerit që të ndiheni në qendër të vëmendjes. Keni vetëbesim, por në të vërtetë, prapa këtij imazhi fshihet një pasiguri, një frikë për të mos gabuar, sa ndonjëherë nuk e gjeni dot mënyrën e duhur për të shprehur ndjenjat. Është muaj i favorshëm për ata që duan të qartësojnë gjërat me veten dhe të nisin një rrugë të re profesionale, ose duan të çlirohen nga një barrë.

Për zemrat e thyera, maji sjell risi. Ata që janë tradhtuar, kanë dhënë lamtumirën dhe tani ndihen më mirë. Yjet janë të shkëlqyera edhe për ata që duan të krijojnë lidhje të reja, që duan të bëjnë zgjedhje ndryshe nga e shkuara. Edhe pse ujori është shenja e miqësisë, në fillim të vitit keni jetuar një periudhë izolimi që tani duhet shmangur. Me binjakët dhe luanin mund të keni marrëdhënie intriguese. Për ujorin s’është e lehtë të gjejë partnerin ideal, sepse e do magjepsës, argëtues dhe origjinal, të jashtëzakonshëm, por me pak vullnet mund të gjeni një alternativë të këndshme.

Forma fizike dhe vitaliteti janë të shkëlqyera për gjithë këtë periudhë. Mund të keni ndonjë shqetësim vetëm nëse ka tensione nga jashtë. Duhet të bëni pak kujdes në datat 20 dhe 21. Keni energji të bollshme, por mos i tejkaloni fuqitë fizike dhe mendore pas datës 27.

PESHQIT: Nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, sepse gjithçka e përfunduar deri në gusht do t’ju sjellë mbarësi në vjeshtë, kur do t’ju favorizojnë edhe më shumë yjet. Pjesa e dytë e majit është interesante për të planifikuar suksesin në punë, muaj i favorshëm për ata që duan të fitojnë një sfidë. Do të keni fitore në sferën ligjore, pasi burokracia nuk do t’i ndalë dot projektet tuaja. Ata që kërkojnë një mundësi pune mund të provojnë diçka jashtë shtetit. Ky vit favorizon projektet afatgjata. Ata që synojnë të hapin një aktivitet të vetin, duhet ta bëjnë.

Nuk do të mungojë pasioni, por çiftet që jetojnë shumë larg kanë nevojë për siguri. Shenja e Peshqve e vuan largësinë në lidhje, sepse ka nevojë për prova konkrete që tregojnë forcën e lidhjes. Ata që kanë pasur më shumë se një lidhje njëkohësisht, tani s’kanë më kthim pas, pasi deri në fund të qershorit duhet të vendosin se ç’do të bëjnë. Ka ardhur momenti të kapërceni mosmarrëveshjet e shkaktuara nga mungesa e komunikimit. Nuk duhet ta mundoni më veten, por të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar.

Nga data 21, yjet do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj. Do të jenë ditë të dobishme edhe për të gjetur sërish pak qetësi shpirtërore. Është më mirë të çliroheni nga mëria dhe agresiviteti i brendshëm. Është mirë të çlironi edhe energjinë.