Edhe pse jemi shumë pranë ndërrimit të viteve, në botë po ndodhin një sërë zhvillimesh të rëndësihme.
Këto janë 10 ngjarjet më të rëndësishme që po ndodhin në mbarë botën në këto momente
1. Autoritetet e Indonezisë kanë lajmëruar se kanë parë objekte në det, ku janë parë edhe objekte nga aeroplani AirAsia, ku që nga e diela, mungojnë 162 persona që ishin në bord.
2.Parlamenti grek, për të tretën herë bën përpjekje për zgjedhjen e Presidentit.
3.Gara presidenciale në Kroaci do të vazhdojë në balotazh më 11 janar, pasi nga votimet e së dielës, nuk është arritur zgjedhja e presidentit
4.Më shumë se 200 persona kanë vazhduar të luftojë për të mbijetuar në anijen e cila mori flakë të dielën, derisa po udhëtonte nga Greqia për në portin e Italisë.
5.Shërbimi i Gmail është bllokuar në Kinë.
6.Korea Jugore ka thënë se mund të ndalojë dialogun me Korenë Veriore për shkak të dyshimeve se kjo e fundit është përgjegjëse për një seri sulmesh ndaj Sony Pictures
7.Një qytetar nga Japonia është testuar për Ebola, pas rikthimit nga Sierra Leone.
8.“The Interview”fitoi 18 milionë dollar pas vendimit të Sonyt për ta publikuar filmin, i cili hapi probleme të reja mes SHBA’së dhe Koresë Veriore.
9.Presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Jens Weidman, ka thënë se Europa do të ketë rritjen më të madhe ekonomike vitin tjetër.
10. ISIS-i ka vrarë mbi 2000 sirianë brenda pak muajsh.