Njihuni me 5 destinacionet që turistët zgjodhën për të kaluar festat në vitin që lamë pas.
1.Ishujt Madeira (Portugali) : Trageti gjigand që ndodhet në portin e Funchalit është një nga atraksionet më të mëdha për festat e fundvitit. Nga aty spektakli i fishekzjarreve pasqyrohet i gjithi mbi ujë dhe ai moment është thjesht magjik. Ishte vendi me më shumë turistë në Europë për sa i përket festive të fundvitit.
2.Londra: Në vendin e dytë u rendit kryeqyteti i Anglisë, Londra. Atje ka gjithmonë shumë turistë për festat e fundvitit pavarësisht se temperaturat janë tepër të ulëta. Kjo sepse mjafton të jesh aty dhe nuk ke pse mendon gjatë për vendin që do zgjedhësh, gjithandej është një mrekulli e vërtetë. Përpos kësaj, data 1 Janar atje është një paradë e bërë në rrugët kryesore të Londrës me 8500 performues që vijnë nga 20 shtete të ndryshme. Nxitëse tifozesh, grupe marshuese, klounë, akrobatë dhe shumë të tjerë…
3. Berlin: Berlini priti plot 1 milionë vizitorë gjatë muajit Dhjetor! Një shifër shumë e lartë kjo, por jo pa arsye. Ai ofron një argëtim të jashtëzakonshëm për turistët që vijnë këtë periudhë. Tenda festive, festival dritash dhe lazeri dhe një spektakël të papërsëritshëm fishekzjarresh kur akrepat shënojnë 00:00.
4.Paris: Nëse ka një destinacion që nuk del kurrë nga moda është pikërisht ky qytet. Turistët madje preferojnë jo vetëm ta vizitojnë, por të rikthehen aty disa herë. Kjo për shkak se eksperienca që të ofron ai vend është unike dhe do ta përsërisësh sa herë të jetë e mundur. Muzika e orkestrave që performojnë live dhe aroma e gatimeve të përsosura ndihen në të gjithë qytetin.
5.Brukseli: Për të gjithë ata që janë “shpirti i festës” Brukseli ishte destinacioni më i preferuar. 60 Dj në të gjithë qytetin që organizonin party në rrugë me ritmet e çdo lloj rryme, i kanë bërë turistët të kalojnë aty momentet më të paharrueshme dhe të çlirojnë të gjitha energjitë negative. Gjithashtu ky vend organizon party pro komunitetit gay dhe kjo është një arsye tjetër që ky targetgroup personazh të zgjedhin pikërisht Brukselin për tu ndjerë sa më mirë në festat e fundvitit.