Çdo person me sy blu në planet e ka origjinën nga një evropian i vetëm i cili ka jetuar rreth 6000 deri 10.000 vjet më parë, i cili kishte zhvilluar një mutacion të veçantë që tani përputhet me ngjyrimin e përhapur të irisit që ne i njohim si sytë me ngjyrë.
Fillimisht, të gjithë njerëzit kishin sy kafe, edhe pse kishte variante gjenetike që lidheshin me një gjen të quajtur OCA2 që sillte ndryshime në sasinë e pigment prodhuar nga individë të ndryshëm, duke shfaqur hije të ndryshme të kafes. Armatosur me këtë informacion, shkencëtarët kishin shumë vjet që kontrollonin për burimin e syve blu tek gjeni OCA2, por pa sukses.
Kohët e fundit, një gjen i cili quhet HERC2 është identifikuar si shkaku i syve blu. Kjo gjë mendohet të ketë ndodhur për herë të parë, kur njerëzit filluan të emigrojnë nga Afrika në Evropë, që do të thotë se çdo person me sy blu është një pasardhës i hershëm i një evropiani të vetëm.
Fakti që çdo njeri i gjallë me sy blu sot ka të njëjtin mutacion është dëshmi mjaft bindëse për këtë teori, megjithëse identiteti i mutacionit fillestar mbetet një mister. Deri më sot, “sytë e parë”me ngjyrë blu i përkasin një skelet 7,000-vjeçar që u zbulua në veri të Spanjës. Natyrisht, sytë ishin kalbur me kohë, megjithatë analizat gjenetike zbuluan se ato do të ishin shfaqur blu në ngjyrë.