Dashi
Ata që kanë një aktivitet janë në periudhë rikuperimi. Sigurisht, duhet të keni parasysh se në raste mosmarrëveshjesh ligjore nuk mund të pretendoni që gjithçka të zgjidhet sa hap e mbyll sytë.
Do të ndihet shumë dëshira për veprim dhe disa rrethana fatlume. Ndikimi i Hënës në shenjën e Dashit më datë 15 do t’ju sjellë të papritura. Ky muaj është favorizues për të gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Ndoshta mund t’ju vijë një përgjigje për një çështje ligjore ose financiare, duke zgjidhur kështu problemet e së shkuarës. Do të ndiheni edhe më mirë kur Dielli të futet në shenjën tuaj më datë 20 mars. Ditët e fundit të marsit mund të jenë më të rëndësishmet. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet për shtëpinë ose për gjëra të paparashikuara.
Marsi do të jetë muaji i duhur në planin personal, nëse doni t’i thoni dikujt diçka apo ta afroni, sidomos pas datës 20. Ata që humbin kohën prej vitesh me dikë, sigurisht që nuk mund të pretendojnë ndryshime rrënjësore, por mund të diskutoni për të ardhmen në çift ndryshe, me më shumë bashkëpunim. S’duhet harruar se vjet, çiftet që ishin prej vitesh bashkë kanë pasur probleme në punë. Nëse ekziston mundësia, ju këshillohet më shumë afri, sidomos në 10 ditët e fundit të muajit, që janë të shkëlqyera në këtë drejtim. Me ndikimin e Venusit në shenjën tuaj, tundimet do të jenë të shumta, ndaj këshilloheni të tregoheni të kujdesshëm.
Do të ndieni rikthim të energjisë, sidomos për shkak të fillimit të pranverës. 10 ditët e fundit të marsit mund të jenë interesante, me kulmin në datat 24, 25. Duket sikur ka kaluar periudha e mundimeve të vjetshme.
Demi
Marsi është muaj rikuperimi në krahasim me dy muajt e parë të vitit. Por s’ka ende siguri, pasi ata që punojnë me kohë të pjesshme duhet të presin 13 majin për ndryshime. Kontratat më të rëndësishme do të nënshkruhen pas disa muajsh. Megjithatë, keni ende probleme në familje, ose që kanë lidhje me shtëpinë. Më datë 10 duhet të bëni kujdes me të gjitha marrëdhëniet. Nëse keni probleme ekonomike, duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Iniciativat dhe investimet mund të mos japin menjëherë rezultatet e dëshiruara. Pas datës 26 mund të merrni lajme të mira.
Çiftet që janë ende bashkë, edhe pas vështirësive të kohëve të fundit, kanë themele të forta. Ata që nuk janë të lidhur do të kenë takime interesante në mars, ndryshe nga shkurti. Kur bëhet fjalë për dashurinë, duket se jeni të matur, sidomos nëse keni përjetuar një ndarje në të shkuarën. Ndikimi i Mërkurit rikthehet në shenjën tuaj më datë 15 dhe më datë 22 do të keni më shumë qetësi shpirtërore. Java e fundit e marsit mund të jetë më interesante dhe me emocione të forta.
Marsi ka më shumë energji. Duke qenë se problemi juaj janë paratë, puna dhe fakti që s’keni asnjë garanci, ju duket sikur gjithçka po ndryshon dhe s’e dini ç’do të ndodhë. Kjo do t’ju shkaktojë shumë ankth. Duhet të tregoheni të matur dhe të mos punoni jashtë orari. Është mirë që kurat t’i nisni pas datës 26.
Binjakët
Ky muaj mund të jetë më i rëndësishëm profesionalisht, sesa personalisht. Ndonëse është prishur një bashkëpunim i gjatë në kohë, tani duhet të harroni se mund ta filloni nga e para. Ky muaj ju bën të mundur të përgatiteni për jetën, pasi do të keni provime në verë, ose do të diplomoheni dhe yjet ju favorizojnë për këtë. Nëse ju lind një ide, bëni mirë ta zhvilloni. Do t’ju shtohen mundësitë me ardhjen e pranverës, pas datës 20.
Dashuria është disi e qetë në mars. Asgjë për t’u shqetësuar, por duke qenë se puna do t’ju zërë kohën më të madhe, do t’ju mbetet më pak kohë për dashurinë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me debatet rreth datës 19. Disa marrëdhënie miqësie mund të bëhen të rëndësishme dhe të krijojnë emocione dhe ndjesi pozitive në fund të muajit.
Yjet favorizojnë të gjitha kurat, sidomos nga data 20. Shenjës suaj i pëlqen të lexojë, ndaj për të qetësuar mendjen, ose për të stimuluar ide të reja, mos ngurroni të shkoni në bibliotekë ose të kultivoni një interes që mund të jetë baza e një pune në të ardhmen.
Gaforrja
Diçka po lëviz! Studentët që po përgatiten për provime do të kenë më shumë mundësi nga qershori dhe gushti. Edhe ata që kanë humbur një post do të dinë si të pozicionohen. Pas dy vjetësh të vështirë, është normale që të duhet pak kohë të merrni veten. Ata që kanë aktivitetin e tyre, pas bllokimit të vitit 2020, mund ta nisin nga e para me njëfarë maturie. Ata që hapin tani një aktivitet, mund të kenë goxha sukses deri në vitin 2022. Nga datat 20-31 mund të keni debate. Ditët më të tensionuara janë datat 22 dhe 29.
Këtë muaj do t’ju rikthehen emocione që s’i keni ndier prej kohësh. Çiftet e lidhura prej disa kohësh, që nuk kanë probleme fizike, mund të mendojnë të bëjnë një fëmijë, pasi kjo është një periudhë shumë e favorshme për ata që duan të krijojnë familje ose ta zgjerojnë atë. Çiftet e fejuara prej kohësh po mendojnë të bëjnë dasmën vitin tjetër. Pas vitesh të vështira, duket sikur tani gjithçka po stabilizohet dhe zemra do t’ju rrahë fort.
Gjatë këtij muaji do të keni shëndet të mirë, forcë dhe energji. Ditët më pak të favorshme janë data 22 dhe 29. Përgjithësisht, mund të themi se 10 ditët e fundit të marsit duhen përjetuar me njëfarë kujdesi.
Luani
Me ardhjen e pranverës do të jeni më të qetë, në krahasim edhe me dy muajt e parë të vitit. Ju këshillohet të merrni gjithçka me qetësi, pasi ky është një vit në të cilin ndiheni shumë i vëzhguar dhe nuk jeni të lirë të veproni si doni. Sipërmarrjet e reja profesionale ecin me ritme të ngadalta. Edhe punët e pavarura janë disi të dyshimta. Nëse doni vërtet të ndryshoni, lëvizni vetëm nëse jeni të bindur që s’gaboni, ose që s’humbni gjithçka që keni arritur deri më tani. Nuk ju këshillohen reagimet impulsive. Janë shtuar kërkesat familjare, për pasojë edhe shpenzimet. Fatmirësisht, s’do të mungojë energjia, si pasojë e ndikimit të Marsit që më datë 4.
Situata sentimentale do të përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë, në këtë periudhë duhet t’i harroni kujtimet e hidhura ose shqetësimet profesionale, që të mund t’i përjetoni mirë emocionet e zemrës. Njohjet në pranverë mund të shndërrohen në lidhje, ndonëse ju mundojnë çështjet praktike dhe ato ekonomike. Ata që janë bërë prej pak kohësh me fëmijë, u është shtuar shumë përgjegjësia, por edhe shqetësimi për të ardhmen. Ndikimi favorizues i Diellit në 10 ditët e fundit të muajit do t’ju ndihmojë të kapërceni depresionin, frikën dhe pasigurinë. Nëse një martesë ose një bashkëjetesë ka qenë në krizë, në fund të muajit mund ta nisni nga e para.
Ndonëse fillimi i vitit nisi me shumë probleme, marsi përfaqëson muajin e rikuperimit. Ka nga ata që duhet të përballen me shumë stres. Të gjitha kurat që fillojnë në 10-ditëshin e fundit të muajit do të jenë më efikase.
Virgjëresha
Marsi karakterizohet nga tensione të mëdha, ndoshta sepse duhet të përballeni me diçka shumë të rëndësishme. Mund të keni shqetësime nëse keni një projekt të përbashkët me dikë që nuk ka të njëjtat ide me ju. Për vartësit është periudhë e rëndësishme, sepse brenda majit mund të bëni kërkesa që mund t’ju realizohen. Disa mendojnë të ndërrojnë shtëpi. Nëse duhet të rinovoni një marrëveshje deri në verë, s’duhet të ketë probleme. Pas datës 21, gjithçka do të jetë më e qetë. Mund të nisë një iniciativë e mirë pas datës 26, kur të futet në shenjë ndikimi i Hënës.
Fakti që do t’i përkushtoheni shumë punës dhe aspektit ekonomik mund t’ju shkaktojë momente tensionesh të forta. Duhet të bëni kujdes në datat 5, 6, 12, 13, 19 dhe 20. Nuk jeni nga ata që i kaloni nevojat e familjes në plan të dytë, por kur jeni shumë të ngarkuar, edhe ju mund të harroni diçka. Mundohuni t’i lini mënjanë tensionet. Çiftet që janë zënë shumë në të shkuarën, gjatë mesit të muajit mund të kalojnë momente të forta tensionesh.
Po fillojnë të shfaqen shenjat e para të përmirësimit në shëndetin tuaj. Më datë 12 do të keni tensione të forta për shkaqe profesionale, por rezultatet do të jenë në favorin tuaj. Mesi i muajit do të karakterizohet nga një lodhje e madhe psikologjike. Do të jetë periudhë e lodhshme për ata që kanë kapërcyer një provë, një provim ose një sfidë.
Peshorja
Vazhdon ecuria pozitive në shenjën tuaj. Për shembull, nëse prisni një emërim, ose nëse bëni një punë që ka nevojë për konsensus, nuk do të keni probleme. Gjatë 15 ditëve të para të muajit, sektori profesional do të jetë vërtet pozitiv. Do t’ju ofrohen shumë mundësi që të arrini suksesin. Datat 9, 10, 11 dhe 19 do të jenë idealet për të bërë kërkesa dhe të matni forcën në aspektin profesional.
Do të favorizohen më shumë ata që kanë nisur një histori dashurie që në shkurt. Marsi nis mbarë, por do të keni një moment reflektimi. Mund të keni ndonjë mosmarrëveshje me fillimin e pranverës. Pra, pas datës 20. Ditët më të lodhshme janë në datat 22, 23, 28 dhe 29. Nuk përjashtohen as debatet mes prindërve dhe fëmijëve.
Përveç 10 ditëve të fundit të marsit, yjet ju favorizojnë, ndonëse në disa çaste ndiheni shumë të stresuar dhe nuk përqendroheni dot. Shmangni lodhjen e tepërt, edhe pse keni shumë punë dhe probleme për të zgjidhur. Do të jetë më e lehtë të qetësoheni të dielave.
Akrepi
Me gjasa s’keni mundur ta kapërceni një goditje të ulët që ju është bërë dhe që vjet ka diçka që nuk shkon. Keni vështirësi që të bini dakord me eprorët tuaj, ose bashkëpunëtorë. Këtë e keni vënë re që në dy muajt e parë të vitit. Më datë 12 do të merrni një shtysë. Marsi do të ketë ditë gjatë të cilave do të ndieni një përmirësim të dukshëm. Ndoshta do të keni mundësinë të shfrytëzoni një ide të mirë. Situata ekonomike mbetet goxha e rënduar.
Marsi karakterizohet nga energjia, pasioni dhe dëshira për të dashur. Do të jeni më të vendosur t’u jepni fund lidhjeve që nuk kanë më një motiv për të vazhduar. Është e vërtetë edhe se çiftet që s’kanë probleme duhet të përballen me probleme financiare. Data 12 është shumë e mirë për sa i përket energjisë.
Po e merrni veten, por nuk jeni në formën tuaj më të mirë. Të paktën deri më datë 15, pasi ndikimi i Mërkurit ju shkakton lodhje, ju duket sikur s’keni lirinë e duhur prej javësh. Ditët pas datës 16 janë ideale, sidomos data 22.
Shigjetari
Marsi nis me disa andralla dhe pak nervozizëm. Do të ketë ditë që do të jetë e vështirë të ruani qetësinë, si për shembull datat 5, 6, 12 dhe 19. Nëse nuk e kontrolloni veten tani, rrezikoni të shkatërroni gjithçka që keni krijuar në muajt e fundit. Duhet të jeni pak më të vëmendshëm nëse punoni në grup dhe ka mes tyre nga ata që s’jua vënë veshin. Do të jeni të lodhur më datë 12 deri më datë 28. Gjithsesi, pas datës 20 do t’ju shtohet energjia dhe aftësia për të kapërcyer problemet. Pavarësisht problematikave, mbeteni fitimtarë.
Duhet të tregoheni të kujdesshëm në fushën sentimentale këtë muaj. Kjo varet shumë edhe nga lidhja që përjetoni, pasi lidhja me Peshq, Binjakë dhe Virgjëreshë do të ketë tensione të forta gjatë fundjavës. Tregohuni të kujdesshëm që të mos përjetoni dy lidhje paralele. Mund të keni ndonjë vështirësi në menaxhimin e financave në shtëpi. Data 24 është e rëndësishme për të rikuperuar një lidhje. Megjithatë, edhe çiftet më të konsoliduara këshillohet të tregohen të kujdesshme.
Tri javët e para të marsit janë pak të vështira. Më mirë shmangni rreziqet dhe keqkuptimet. Duhet të zgjidhni disa probleme në familje. Gjatë fundjavës do të keni disa shqetësime si migrenë, dhimbje dhëmbësh, muskujsh. Dhjetë ditët e fundit janë më të mirat.
Bricjapi
Muaj interesant për të përcaktuar atë që duhet të bëni në të ardhmen. Duhet të filloni që në mars përgatitjet për ide të reja. Pas datës 15, marsi sjell risi. Ata që drejtojnë një kompani duhet të kthejnë përmbys gjithçka dhe ata që janë vartës kanë pasur ndryshime eprorësh ose bashkëpunëtorësh. Situatat që lindin këtë muaj janë interesante. Datat 22, 23 dhe 29 nuk janë ideale për të lëvizur, as nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtyre ditëve të humbni toruan.
Ditët e fundit të muajit mund të jenë kritike, sidomos pas datës 22 deri në fund të muajit. Zemrat e vetmuara që kërkojnë dashurinë duhet të tregohen të gatshme për takime të reja. Ata që kanë një lidhje në distancë do të bashkohen gjatë dy javëve të fundit të marsit. Ata që janë martuar së fundmi dhe janë bërë me fëmijë, do të debatojnë për detyrat dhe përgjegjësitë. Shenja juaj karakterizohet nga përgjegjshmëria në detyrë. Kërkoni gjithnjë të respektohen rregullat, ndaj bëni kujdes nga debatet në datën 28.
Në fund të muajit duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit, sepse ardhja e pranverës shoqërohet me nervozizëm. Shtohet ankthi për të arritur rezultate të kënaqshme, aq sa s’do t’ju zërë gjumi. Pini qetësues bimorë, ushqehuni rregullisht dhe pushoni vazhdimisht. Vendet që nuk ju kujtojnë punën mund t’ju ofrojnë çlodhje dhe energji.
Ujori
Në mars do të merrni përgjigjen e një kërkese që keni bërë së fundmi. Favorizohen bashkëpunimet e reja. Është normale të ndiheni të përhumbur nëse keni nisur një projekt të ri ose doni të hiqni dorë nga ajo që s’ju pëlqen më. Bëni mirë të eksperimentoni. Studentët janë më të favorizuar këtë muaj. Por do të keni ditë me stres, paqartësi dhe siklet. Këto janë datat 10, 17 dhe 24. Duhet ta racionalizoni këtë nervozizëm dhe të mos ankoheni më kot. Lëvizni nëse duhet të bëni një kërkesë. Ju që i doni ndryshimet, ju pret një vit i mrekullueshëm në këtë aspekt. Ju rikthehet optimizmi dhe bashkë me të edhe qetësia.
Favorizohen çiftet që kanë një projekt profesional të përbashkët, që duan të shpërngulen ose të bëjnë një ndryshim radikal. Kërkoni dikë që t’ju plotësojë dëshirat. Ruhuni nga provokimet më datë 10. Zemrave vetmitare u këshillohet të shohin rrotull dhe të presin një lajm të mirë. Sidomos pas datës 21. Lidhjet e konsumuara nuk mund të konsolidohen menjëherë, por do të ishte mirë të flisnit hapur.
Është normale që në këto ditë të ndiheni shumë të tensionuar. Ndikimi i shumë planetëve, sidomos gjatë pjesës së parë të muajit, ju shkakton stres. Kurat do të përmirësohen në fund të muajit, ndonëse duhet të tregoheni të kujdesshëm më datë 24. Terapitë dhe iniciativat duhet t’i ndërmerrni që më datë 29.
Peshqit
Pavarësisht diskutimeve me eprorë ose bashkëpunëtorë, pritini zgjidhjet nga momenti në moment. Fillimi i marsit karakterizohet nga një energji e madhe. Data 16 ju rezervon një surprizë shumë të bukur. Duhet të filloni të kuptoi ç’ndodh rreth jush në mes të marsit, duke shmangur melankolinë që ju pushton shpesh jetën, pa një motiv të caktuar. Mos refuzoni marrëveshje pa dëgjuar më parë se ç’ju ofrojnë.
Harrojeni të shkuarën nëse ka qenë e vështirë dhe dashuroni seriozisht. Kuptohet që ju pëlqen të jetoni krah një njeriu të qëndrueshëm. Do t’i kushtoni shumë rëndësi një debati me fëmijët ose me një ish-partner. Kohët e fundit jeni shqetësuar për një familjar. Nuk përjashtohen as debatet mes vëllezërve për shkak të ndonjë keqkuptimi trashëgimie. Dashuritë që lindin gjatë kësaj stine janë frymëzuese.
Energjia pozitive e fillimit të vitit vazhdon ta shoqërojë shenjën tuaj edhe për shkak të ndikimit të planetëve si Dielli, Venusi, Neptuni dhe Mërkuri. Falë një takimi të duhur dhe një eksperti, do të mund të zgjidhni një problem, frikë, ose drojë. Ju këshillohet t’i filloni kurat pas datës 12.