Kur mendojmë për 100$ në botë ndonjëhërë harrojmë që në një vend të botës mund të blëmë shumë gjëra ndërkohë që diku tjetër praktikisht asgjë.
Kështu që mos e planifiko udhëtimin e rradhës pa parë se deri ku mund të shkosh me sasinë e parave që ke planifikuar të shpenzosh. Shiko se çfarë mund të blesh me 100 $ në këto vende kaq të ndryshme të botës!
Paris
Një vakt në një restorant mesatar, shumë kafe, biletë për të vizituar Muzeun e Louvrit etj.
Një vakt në një restorant të mirë në një zonë qendrore por larg atraksioneve kryesore turistike të këtij qyteti kushton mesatarisht 20 deri në 40$. Një kafë kushton rreth një deri ne dy dollarë.
Bileta për hyrjën në Muzeun e Louvrit kushton rreth 15$ dhe Muzeu i Artit “Centre Pompidou” ka një kosto prej 14$.
Tailandë
Rreth 5 produkte prej mëndafshi të vërtetë!
Procesi i prodhimit të mëndafshit është shumë i mundimshëm dhe i gjatë, për çmimin me të cilin shitet në Tailandë. Atje një shall mëndafshi mund të kushtojë rreth 17$. Kështu që nëse ke planifikuar të blesh dhurata edhe për familjen ose shoqërinë, ke mundësi të blesh rreth 5 të tilla me buxhetin prej 100$.
Bahamas
40 litra qumësht, 80 litra naftë dhe 14 vakte nga McDonald’s.
Edhe pse mund të gjesh shumë oferta në pika të ndryshme shitjeje, çmimet në Bahamas janë goxha të larta. Psh, çmimi i qumështit është mbi 4 herë më i lartë se në SHBA.
Prandaj kujdes! Në një vend turistik me 100$ nuk do mundesh të rezistosh shumë pasi të kësh mbushur makinën me karburant dhe stomakun me ushqim!
Dubai
Një palë xhinse Levis, një palë atlete Nike dhe 2 darka në një restorant të mirë.
Nëse shkon në Dubai mos prit të gjesh rroba dhe argëtim të lirë. Një palë xhinse Levis kushtojnë afërsisht 102$, një plae atlete Nike ose Adidas rreth 98$, kurse një darkë e mirë në çift rreth $48.
Indi
Shumë gjëra, veshje, aksesorë, pajisje elektroshtëpiake etj
Sipas vendasve një varëse të cilën në SHBA e ble për 50$ në Indi e gjen me vetëm 10$. Gjithashtu edhe dekori i shtëpisë nuk kushton shumë, sidomos nëse blihen në tregëtarë vendas të cilën pjesën më të madhe të produkteve i prodhojnë në mënyre artizanale.