Ja çfarë ka ndodhur me gruan që i ngriti gishtin e mesit presidentit amerikan, Donald Trump

Kuriozitete

donald
50-vjeçarja amerikane, Juli Briskman nuk do ta kishte menduar që një shëtitje e zakonshme me biçikletë të shtunën e fundit të muajit tetor do t’i rezervonte dy surpriza që do të ndryshonin katërcipërisht jetën e saj. Teksa pedalonte rrugëve të Virxhinias, gruaja u ndesh me eskortën e presidentit Donald Trump dhe si një ‘’qytetare e denjë’’ vendosi ta përshëndeste. Jo një përshëndetje miqësore siç mund të pritej, por me gishtin e mesit.

Aq mjaftoi që fotoja të bëhej virale në rrjete sociale, por edhe që Juli të pushohej pas një karriere 25-vjeçare si drejtoreshë komunikimi në një kompani ndërtimi. Por, kaq mjaftuar që në një faqe amerikane të mblidhen rreth 50.000 dollarë në më pak se 1 javë për të ndihmuar gruan e guximshme. Një ngjarje e tillë është interpretuar si shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe si një veprim që cënon demokracinë amerikane./Burimi ”The Sun”