Të gjithë ata që punojnë në zyrë janë të detyruar të qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë. Ndoshta prej kohësh keni dëgjuar se duke qëndruar shumë ulur do të keni probleme të mëdha me shëndetin, sidomos me peshën e trupit. Por në fakt problemet janë më të shumta. Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur mund të shaktojë probleme njësoj si prija e duhanit. Duke filluar nga problemet me zemrën, diabetin, muskujt, kockat apo dhe depresionin, këto janë disa nga pasojat e të qëndruarit ulur për një kohë shumë të gjatë.
Ekspertët thonë se të rriturit gjatë një ditë kalojnë mesatarisht 10 orë ulur, rreth 8 orë në punë dhe 2 orë në shtëpi duke u relaksuar në divan ose duke parë televizor. Nëse punoni për 8 orë, të paktën 2 orë duhet të qëndroni në këmbë. Më pas nga 2 orë të kaloni në 4 orë, derisa të arrini të shpenzoni po aq orë në këmbë sa edhe ulur. Kështu çdo 30 minuta duhet të ngriheni të pini ujë ose kafe, të shkoni tek tavolina e kolegut, ose të merreni patjetër me një aktivitet që trupi të fillojë të funksionojë siç duhet.