Rënia e flokëve te femrat mund të jetë shenjë e problemeve shëndetësore, të tilla si psh. problem me gjëndrën tiroide. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve të caktuara. Gjithashtu kjo mund të ndodhë edhe për shkak të stresit intenziv. Flokët mund të bien edhe si pasojë e nivelit në rënie të hormonit femëror estrogjenit, gjatë menopauzës si dhe pas lindjes së fëmijës. Por, gjithashtu mund të jetë një proces i natyrshëm rigjenerues.
Para se të shqetësoheni për sasinë e rënies së flokëve që ju bie në ditë, ju duhet të dini se ekspertët thonë që është normale të humbni deri 100 qime në ditë. Flokët rigjenerohen në mënyrë natyrale. Qimet e vjetra zëvendësohen me qime të reja. Këtë proces mund ta dalloni më së shumti gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
Kujdesi i duhur për flokë të dendur. Rënien e flokëve mund ta parandaloni me kujdesin e duhur. Po ju këshillojmë disa hapa të më poshtme që ti bëni flokët me volum dhe të dendura:
1.Para çdo larje të flokëve krehni ato mirë.
2.Gjatë larjes së flokëve mos e përdorni ujin shumë të nxehtë apo të ftohtë, lani flokët vetëm me ujë të vakët.
3.Shampon që e përdorni çdo ditë duhet të jetëe butë. Përdorni llojin me bazë bimore.
4.Aplikojeni shampon butësisht në flokët tuaj. Përdorni gishtat për masazhimin e rrënjëve dhe kokës që flokët tuaj të jenë të shëndetshme, është e rëndësishme që edhe ushqimi të jetë i tillë.Flokët kanë nevojë për vitamin C, proteinë, zink, hekur dhe biotin.