Ja çfarë do të ndodhë në 2015-ën

Kuriozitete

 

167867
Gjatë vitit 2015 pritet që të kemi disa ndryshime ose përfundime të disa projekteve të nisur. Pjesë të cilat do të jenë në ndihmë të grupimeve të ndryshme të shoqërisë.

1.Rikthimi i LHC. Është fjala për Large Hadron Collider, ose siç e kemi mësuar, stacioni CERN i Gjenevës. Kështu, mendohet që ai të rifilloje punën në mars të këtij viti dhe mendohet që të punojë me një fuqi prej 13 të raelektronvolt.

167867

2. Një marrëveshje e re për klimën, ku prej2014, Kina dhe SHBA kanë pranuar se do të kufizojnë sasinë e gazrave që hedhin në atmosferë. Për këtë, është parashikuar që në dhjetorin e ardhshëm, të mbahet në Paris, COP21, Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi klimën.

167867

3. Përfundimi i epidemisë se Ebola-s. Viti 2014 ishte kulmi i infeksioni dhe përhapjes se sëmundjes, ndërsa viti 2015 mendohet të jetë ai i frenimit, ku mendohet që brenda qershorit të jetë gati vaksina e parë dhe të merren rezultatet të cilat parashikohen të mira

167867

4. Udhëtim drejt nanoplanetëve. Nëse gjatë viti 2014, njeriu arriti të ul për herë të parë një rover në një kometë, viti 2015 do të jetë ai i uljes mbi nanoplanetët. Në mars të këtij viti, sonda e NASA-s pritet të futet në orbitën e Cerere-s, trupi qiellor më i dendur i fashës së asteroideve mes Marsit dhe Jupiterit.

167867

5. Qyteti prej grafeni, pritet që gjatë këtij viti të shohë dritën e diellit një Institut i ri kërkimi, sikurse ai i Francis Crick Institute në Londër, në fushën e biomedicinës që do të ketë në përbërje 1250 kërkues shkencore, falë një investimi të qeverisë angleze prej 77 milion eurosh, për të realizuar, të ashtuquajturin “Qytet prej grafeni”, ndërkohë ne Seattle, do te hapet “Institute for Cell Science”.

167867

6. Barna te reja kundra kolesterolit. Aktualisht, një mënyrë e re terapie për luftën kundër kolesterolit, me ane te disa molekulave ne gjendje te ulin nivelin e lipoproteinave me densitet te ulet, LDL, ka dhënë rezultate te mira dhe pritet te vlerësohet edhe nga Food and Drug Administration ne SHBA.