1.Përqafimi i vetvetes : Është një përqafim që tregon se edhe kur nuk ke njerëz rrotull, ti mund ti krijosh vetë vetes tënde komfort, qetësi dhe energji pozitive.
2.Përqafim nga prapa: Nëse dikush nuk ju ka thënë 3 fjalët magjike “Të dua shumë” dijeni që nëse ju përqafon nga pas është njëlloj si tua ketë thënë. Këta njërëz kanë shumë ndjesi kundrejt jush dhe janë të gatshëm të ndërmarrin përgjegjësi dhe tju mbrojnë.
3.Përqafim në grup: Ky është përqafimi që ndodh mes miqsh dhe kolegësh. Nëse e praktikoni atë në një konkurs apo prezantim në publik ka tendencën tju dhurojë shumë optimizëm dhe siguri në vetvete.
4. Përqafim në krah anësor: Nëse ky përqafim bëhet në vende normale dhe situate miqësore nuk duhet keqinterpretuar, thjesht duhet konsideruar si një respekt i dyanshëm. Por, nëse ndodh në kinema ose teatër dijeni se ai person po bën një gjest romantik drejt jush për tu afruar më tepër.
5.Përqafimi “arush” : Nëse dy persona takohen kështu dijeni se lidhja e tyre është konsoliduar dhe janë shumë të afërt me njëri tjetrin. Nuk ka vend për të menduar që është veprim shoqëror. Ky përqafim vjen vetëm kur në mes janë ndjenjat!