Ka një sërë rastesh, kur grabitësit nga shpejtësia e të kryerit veprime kryejnë grabitje qesharake.
Grabitësi që s’dinte të shkruante
Kur një grabitës që sulmoi bankën ‘HSBC’ në Bruklin, New Jersey i kaloi shënimin sportellistës të Bankës me shumën e kërkuar, filloi të nervozohej, kur ky i fundit po vonohej për t’i dhënë paratë që kërkonte.
Por në të vërtetë asgjë s’po ndodhte, përveç faktit se sportelistja s’arrinte ta lexonte shkrimin e tij të dorës. Kur ajo i tha se nuk e kuptonte se çfarë donte ai vrapoi nga banka pa marrë asnjë qindarkë.
Grabitësit kundër derës
Kjo komedi gabimesh ka ndodhur ne Bankën Mbretërore të Skocisë në vitin 1975. Treshja e grabitësve u ngatërruan në derën rrotulluese.
Pasi stafi i bankës i ndihmoi të dilnin që aty ata u larguan. Por ato s’rezistuan gjatë dhe u kthyen sërish që ta plaçkitin bankën. Vetëm se askush si besonte. Kur lideri i treshes grabitëse u hodh në arkë për të marrë paratë theu këmbën. Në këtë pikë miqtë e tij u përpoqën të vrapojnë, por u penguan sërish të dera rrotulluese.
Banditi me armë të rreme
Albe Fernandez është përpjekur të grabisë disa banka në Santa Ana, por gjithmonë ka dal prej tyre duarbosh. Por kjo s’e bëri atë të dorëzohej në asnjë çast. Ai arriti ti grabiste dy banka në një ditë në dhjetor të vitit 2008. Por kur provoi për herë të tretë nuk rezultoi me sukses. Teksa priste jashtë bankës në makinë, policia dalloi armën e tij të rreme dhe e arrestoi. Do kishte qenë më mirë nëse do e kishte lënë vetëm me dy grabitjet, ku pati sukses.
Harron çelsat e makinës në bankë
Kur Charles Robertson grabiti bankën ‘Virginia Beac’`, ai harroi pusullën me shkrim dore tek sportelisti i bankës dhe kur u kthye për të marrë harroi çelsat e makinës me të cilën do të arratisej. Pasi vendosi që të mos rrezikojë arrestimin,Robertson iu drejtua shtëpisë. Makina i përkiste personit me të cilin ndante shtëpinë dhe atij i tha se ia kishin vjedhur. Kur ai e raportoi makinës si të vjedhur në polici ata bënë lidhjen e çelsave dhe e kapen Robertsonin.
Arratisja me taksi
Robert Michael Valera e kreu grabitjen e tij në një bankë në California dhe vrapoi më pas drejt derës së hapur të një taksie që po e priste. Fatkeqësisht çanta prej letre që sportelisti i bankës kishte futur paratë u gris dhe gjithçka brenda saj u hap në tokë. Pas kësaj u përpoq të merrte autobusin e transportit publik, por policia e arrestoi. Nëse do të mund të grabiste sërish ai tashmë e di se taksia s`është mundësia më e mirë për t`u arratisur.