Adhuruesit e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së Trump, tashmë mund të kenë celularin e tyre supereksluziv me fytyrën e presidentit dhe për vetëm 151 mijë dollarë.
I realizuar nga “Goldgenie” në Emiratët e Bashkuara është i gjithi në ar, ka 450 diamantë që shkëlqejnë në logon e “Apple”-s dhe sfodin saj, ai ka një prerje që përfaqëson Donald Trump.
Pasi është realizuar me kërkesë të një klienti kinez, pronarët e dyqanit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje me një shifër prej 151 mijë dollarë.
Një çmim autentik që pak njerëz mund t’ia lejojnë vetes për ta blerë, por duke parë që përfshihet në katalogun e markës, e themeluar në 1995, është bërë një pikë referimi për miliardat që qarkullojnë në Gjirin Persik.