Filmi kontrovers “Intervista” është kthyer në filmin numër një online, pas publikimit nga studio katër ditë më parë. Filmi ka fituar më shumë se 15 milionë dollarë dhe është shkarkuar më shumë se 2 milionë herë. Filmi flet për një plan amerikan për të vrarë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Kjo solli zemërimin e Koresë së Veriut, që thuhet se nisi një sulm kibernetik ndaj studios. Filmi ka nisur të shfaqet edhe në disa kinema, por jo në rrjetet e mëdha.