Në luftën për rrjetin social më të përdorur Twitter ka humbur edhe një betejë tjetër.
Tashmë edhe Instagram ka më shumë përdorues mujorë se sa Twitter duke u radhitur i dyti pas Facebook.
Më shumë se 300 milionë persona përdorin Instagram ndërkohë që Twitter ka rreth 285 milionë përdorues.
Instagrami cili zotërohet nga Facebook gjithashtu ka deklaruar se çdo ditë ngarkohen apo shpërndahen rreth 70 milionë foto dhe video.
Tashmë Twitter duhet të kënaqet me vendin e tretë duke qenë se pas Facebook, humbi garën edhe me Instagram.