Iluzion optik?

Kuriozitete

13266083_741079919368388_8480641181174662862_n.jpg

Një iluzion optik krijohet nëse shikon i përqendruar pikën e kuqe mes dy fotografive të dy ish-presidentëve Bill Clinton dhe George Bush. Ky iluzion zbulon informata të rëndësishme për mënyrën se si truri dhe sytë, perceptojnë fytyrat. Kështu nëse përqendroheni shumë në pikën e kuqe që ndodhet në mes të dy fotografife të para dhe shikoni në pikën e kuqe, në dy imazhet më poshtë, do të shihni fytyrën e Clinton në anën e majtë dhe të Bush në anën e djathtë. Por e vërteta është që dy foto poshtë janë të njëjta. Iluzioni krijohet nga një efekt që quhet përshtatje neuronesh dhe ka të bëjë me mënyrën se si truri i kupton gjëra me kalimin e kohes.