Tik Tok është një aplikacion që është bërë viral (sidomos gjatë pandemisë) dhe unë e adhuroj. Më duket si një magazinë e mrekullueshme njerëzish, idesh dhe mënyrat të reja jetese dhe të kuptuari veten. Ndodh që midis mijëra prodhimeve, nga e gjithë bota, disa video shumë të shkurtra bëhen virale. Një prej tyre është video e gruas së një dentisti @kassyslays90 që tregon që mënyra si kemi larë dhëmbët deri tani qenka e gabuar. Jo vetëm që është e gabuar, por paska dhe një hap tjetër (të panjohur deri tani), i famshmi hapi i katërt.
Tani që e kuptuat ku kemi gabuar, mësoni dhe hapin e katërt, i cili është një tjetër shpëlarje me një produkt pa alkool, mbasi kemi larë dhëmbët me furçë. Për dikë si unë që është i obesionuar me dhëmbët, kjo mënyra e larjes është surprizuese, po a është korrekte ? Po në vendin tonë si është tradita e larjes së dhëmbëve? Dentistja Ersida Calja nga Klinika Brilant thotë që secili nga dentistët mbron metodologjinë e vet dhe për këtë arsye ajo është partizane e metodës që njohim të gjithë, furçë, fije dhe shpëlarës, tre hapa. Në bazë të logjikës dhëmbët lahen kur duhet të largojmë mbetjet ushqimore dhe më pas aplikohet fija dentare për ato mbetje që furça nuk arrin të largojë. Më pas larësi antiseptik për një higjienë edhe me cilësore, konfirmon profesionistja shqiptare.