I dini përfitimet e bukurisë që iu jep limoni?

Kuriozitete

limon
Përveçse aromatizon ushqimet tuaja të preferuara, limoni ka përfitime të mëdha në bukurinë tuaj të cilat ndoshta nuk e dinit. 
Flokët
Aplikoni pak lëng limoni në flokët tuaj me një masazh të lehtë. Në këtë mënyrë vitaminat B, C dhe A do të ndihmojnë për të eliminuar yndyrën e tepërt dhe do të pastrojë në thellësi.
Është gjithashtu një përbërës kyç nëse doni të lehtësoni flokët tuaj natyrshëm. Vetëm vendosni lëngun në flokë dhe ekspozoni veten në diell për të marrë nuancë në ngjyrën tuaj natyrale.
Lëkura
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, limoni do të jetë aleati juaj më i mirë! Shtoni pak limon në fytyrë në mënyrë që të zvogëloni prodhimin e vajit natyral dhe të ndaloni formimin e njollave të zeza.
Njollat? Aplikoni një limon të vogël në to për 10 minuta dhe do të vini re dallimin.

lemons
Gjunjët
Merrni gjysmën e një limoni dhe fërkoni gjunjët. Do t’ju ndihmojë t’i zbusni ato.
Buzët
Një limon dhe sheqer do të bëjnë pastrimin e përsosur në mënyrë që goja juaj është të jetë e’puthshme’ 24/7.
Thonjtë
Pastrojini thonjtë duke i zhytur në lëng limoni. Kështu do të eleminoni toksinat nga duart. Nëse doni t’i forconi, përdorni një shtresë limoni të përzier me vaj ulliri.
Dhëmbët
Nëse dëshironi dhëmbë më të bardhë, përzieni bikarbonat me limon. Pastroni dhëmbët me këtë përzierje në një furçë dhe pushoni për disa minuta, pastaj shpëlajini.