Hyn në muajin e vet, ja si do të jetë alkimia e korrikut për Luanin

Kuriozitete

I dashur Luan, edhe pse jeni luan dhe ju pëlqen kur gjithçka që bëni vihet re, bën zhurmë dhe mund të ulërini, në korrik do t´ju duket mjaft interesante të lëvizni dhe veproni pa u vërejtur, larg prozhektorëve që tani nuk kanë ç´ju duhen, nuk funksionojnë. Po! Sepse në korrik gjithçka do të ndodhë sepse ju e dëshironi, sepse do të jeni në gjendje të kuptoni se kush nuk ju respekton, se cilët njerëz (Saturni) mendojnë se kanë të drejtë dhe duan gjëra të gabuara. Me pak fjalë, do të jetë një periudhë e vogël rikuperimi, një hakmarrje që do ta merrni përsipër me çfarëdo lloj kostoje.

Dashuria: E vërteta është që Venusi dhe Marsi janë në shenjën tuaj dhe premtojnë një muaj në të cilin ekuilibrat e zemrës do të respektohen. Alkimia juaj e korrikut do të jetë e përsosur, asnjëherë tepër e ëmbël ose tepër pasionante, kurrë shumë e drejtpërdrejtë, por gjithmonë joshëse. Gushti do të jetë periudha për t´u sqaruar, ndërkohë që tashmë jepini soliditet një marrëdhënieje që ju intereson.

Puna: Venusi gjatë gjithë muajit, do ta bëjë jetën tuaj profesionale të veçantë dhe intime. Midis datave 5 dhe 15, ju do të përqëndroheni sidomos tek aftësitë për të shpikur, tek fantazitë, idetë që do t´ju ndihmojnë t´u jepni gjërave zgjidhje pa shumë mundim. Sidoqoftë, në datën 7 do të duhet të përplaseni me dikë dhe të jeni shumë të vendosur në mënyrë që të mos gaboheni. Në datën 13 provoni t´i rregulloni përsëri gjërat.