Humbisni 7 kile në 7 ditë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme!

Kuriozitete

dieta
Nuk po flasim për dieta ekstreme apo ushtrime të sofistikuara. Po flasim për një perime të cilën e përdorim thuajse përditë, pa e ditur sesa mund të na ndihmojnë në arritjen e peshës perfekte. Kastravecat kanë shumë vitamina dhe minerale. Ato janë të pasura me fibra, magnez, hekur, kalcium.  Si pasojë, ato pastrojnë zorrtë dhe traktin e tretjes. Edhe pse përmbajnë shumë ujë, faktikisht eliminojnë ujin e tepërt në trupin tonë. Duke na ofruar kështu edhe një pamje të re të lëkurës tonë, të hidratuar dhe plot jetë. Ja receta për një dietë me kastraveca:

Mëngjes
2 vezë të ziera, 1 pjatë sallatë me kastraveca, 1 mollë.
Dreka
1 tost me bukë gruri dhe një tas sallatë me kastraveca.
Darkë
Vetëm fruta të ndryshme, 300-500 gram.
Receta e sallatës: 400 gram kastraveca, 200 ml qumësht ose kos, një majë luge kripë dhe 1 qepë.