Sado që ngjyra nuk është shumë ndjellëse, hudhra e zezë është cilësuar nga shefat më të mirë nëpër botë dhe dietologët, si ushqimi më i çmuar me shije delikate. Bëhet fjalë për hudhrën e zakonshme që i nënshtrohet një procedure të veçantë; ka të bëjë me oksidimin dhe fermentimin gjatë të cilit ‘gjethet’ e jashtme thahen ndërsa thelbi merr ngjyrë të zezë. Është një praktikë e re, e pak viteve më parë, në Kore.
Është vënë re që hudhra, qoftë e thatë qoftë e freskët, ka mjaft vlera dhe jo vetëm gastronomike. Të mirat e saj i shërbejnë sistemit kardiovaskular si dhe luftës kundër kolesterolit. Por, nëse hudhra nuk konsumohet në masë për shkak të aromës së fortë që shkaktohet nga allicina, në rastin e hudhrës së zezë, është reduktuar ndjeshëm prania e saj, rrjedhimisht edhe aroma.
Kjo lloj hudhre është shumë e përhapur në Kore dhe në kuzhina të tjera orientale si ajo tailandeze. E vetmja e metë është çmimi që është 9-15 euro për 100 gr.
Burimi:Living.al