Dubai që është një qyteti i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë – Ciel Tower.
Ky hotel në rrugën Sheik Zayed është i lartë plotë 360 metra, dhe është interesant se Dubai tashmë është “shtëpia” e tashmë gjashtë hoteleve më të larta në botë.
Gara për ndërtesa të larta në këtë vend filloi në vitin 1999 kur u hap Burj Al Arab, hotel ky që ishte 321 metra i lartë dhe konsiderohej më i larti në botë.
Ndërkaq hoteli i ri që nuk ka konkurrencë sa i përket lartësisë është dizajnuar nga kompania Norr. Ndërtimi i këtij hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe do të ketë 1,042 dhoma dhe apartamente të shpërndara në 82 kate.
Karakteristikë e këtij hoteli është platforma e xhamit – Sky Terrace, që i mundëson vizitorëve pamje prej 360 gradë mbi qytetin e bukur në Lindjen e Mesme.