Hotel “drithërues” për pushime, i ndërtuar me 3 mijë ton akull

Kuriozitete

4ù
Është një hotel me të gjitha parametrat dhe që ndodhet në alpet e Zvicrës, e që ka panoramë përrallore.

Hotel Iglu-Dorf, është një strukturë hoteliere e përbërë nga 3 mijë ton akull dhe dëborë. Brenda dhomave të tij mund të shijohen edhe vepra të ndryshme arti, të realizuara nga artistë nga mbarë bota.

Ky hotel hapet ditën e Krishtlindjeve dhe mund të presë deri në 28 persona. Në dhomat e tij flihet brenda disa batanijeve të posaçme të cilat arrijnë të mbajnë ngrohtë deri në temperatura -40 gradë. Në suitën e hotelit është vendosur edhe një vaskë me hidromasazh.
Sa për çmimin, ai është 99 euro për një dhomë gjatë javës, ndërsa në fundjavë shkon në 115 euro.