Dashi
Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në sferën e ndjenjave, pasi duke filluar që nga dita e martë Venusi do t’ju kthejë krahët. Kështu, do të fillojë për ju një periudhë e ndërlikuar në aspektin sentimental. Në fundjavë, Hëna do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar fat. Do të merrni lajme të mira, sidomos në sferën e punës dhe Mërkurin do ta keni aleat.
Demi
Në aspektin profesional do të hasni vështirësi, sidomos gjatë ditëve të para të javës. Në sferën e ndjenjave situata do të ndryshojë për mirë. Ditën e mërkurë Venusi do të kthehet nga shenja juaj, duke ju favorizuar në çështjet e zemrës. Planeti i dashurisë premton për emocione të forta, veçanërisht në fundjavë, kur edhe Hënën do ta keni në krah.
Binjakët
Thojini lamtumirë Venusit, pasi këto ditë ai do ta braktisë shenjën tuaj. Në keni ende çështje të mbetura pezull me partnerin, jepuni zgjidhje sa më parë, për sa kohë që mundeni ende të mbështeteni në praninë e këtij planeti. Edhe në punë do të keni probleme, pasi Hëna do të largohet nga shenja juaj. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët me fat të javës.
Gaforrja
Planeti Venus do të kthehet nga shenja juaj, i gatshëm për t’ju dhuruar një periudhë me fat në sferën e ndjenjave. Për beqarët parashikohen takime të paharrueshme. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të mbara të javës, kur edhe Hënën do ta keni aleate. Merreni veten me të mira, në mënyrë që t’ju ngrihet humori.
Luani
Më datë 31 maj Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju shkaktuar probleme, sidomos në aspektin profesional. Por do të keni gjithsesi mbështetjen e Mërkurit, i cili do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhjet e duhura. Venusi do t’ju mbështesë në jetën sentimentale, prandaj mos hezitoni të hidhni hapin e madh, sepse rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme.
Virgjëresha
Këtë javë, planeti Venus do të kthehet nga shenja juaj. Pasi keni kaluar një periudhë të ndërlikuar në fushën e ndjenjave, tani më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Edhe beqarët e përbetuar mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Diku rreth datave 1 dhe 3 qershor Hënën do ta keni kundër dhe mund të përjetoni një gjendje stresi dhe nervozizmi.
Peshorja
Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe, duke filluar që nga dita e mërkurë, dashuria do t’ju buzëqeshë ashtu siç nuk ndodhte prej shumë kohësh tashmë. Zënkat me partnerin do të jenë vetëm një kujtim i largët. Të premten dhe të shtunën do të përjetoni çaste nervozizmi, pasi Hënën do ta keni kundër, por ditën e diel situata do të rregullohet me siguri.
Akrepi
Nëse gjatë këtyre muajve të fundit keni përjetuar një gjendje krize me partnerin, tani gjërat do të marrin për mirë. Do të gjeni qetësinë e humbur dhe, duke filluar që nga dita e mërkurë, planeti i dashurisë do të vendoset në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, i gatshëm për t’ju dhuruar pasion dhe ndjenja. E diela është dita me fat e javës.
Shigjetari
Më në fund do të merrni frymë të lehtësuar, të paktën për sa i përket sferës së ndjenjave. Duke filluar që nga dita e mërkurë, planetin Venus nuk do ta keni më kundër dhe do të gjeni qetësinë në çift. Ndërsa Mërkuri do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm, duke ju shkaktuar vështirësi në aspektin profesional.
Bricjapi
Planetit Mars të vendosur në pozicion të pafavorshëm do t’i shtohet edhe Venusi. Më datë 2 qershor planeti i dashurisë do t’ju kthejë krahët, duke shënuar fillimin e një periudhe të ndërlikuar në jetën sentimentale. Debatet me partnerin mund të degjenerojnë në zënka dhe do të doni të thoni fjalën e fundit. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët me fat të javës.
Ujori
Java do të fillojë bukur me Hënën që do të ndriçojë në shenjën tuaj, e gatshme për t’ju dhuruar më shumë fat. Mërkuri gjithashtu do t’ju favorizojë, duke ju ofruar mundësi të reja. Më datë 6 qershor, Hëna do të largohet nga Ujori dhe me siguri që do të përjetoni gjendje pështjellimi. Bëni kujdes të mos ia nxirrni inatin partnerit dhe të thoni diçka për të cilën më vonë të pendoheni…
Peshqit
Pritet që të merrni lajme të shkëlqyera. Ditën e mërkurë planeti Venus do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Do të arrini t’i hidhni pas krahëve problemet sentimentale që keni përjetuar së fundmi dhe të shikoni drejt një të ardhmeje rrëzëllitëse. Aty nga mesi i javës edhe Hënën do ta keni në shenjë, duke ju dhuruar fat.