Horoskopi i pushimeve për 2017-ën; destinacionet e të gjitha shenjave

Kuriozitete

pushime

Në shumicën e rasteve jemi të kushtëzuar nga të ardhurat financiare por, ndonëjherë, edhe pse kemi paratë, nuk e kemi të lehtë për të zgjedhur vendin ku do të pushojmë. Në këtë rast, yjet mund t’ua lehtësojnë vendimin…

Dashi
A e dini që në Angli, jo shumë larg Londrës, gjendet një shkretëtirë? Quhet shkretëtira Dugeness dhe është më e madhja e Europës. Ky është vendi që duhet të vizitojnë ata të shenjës së Dashit.
Demi
Yjet kanë projekte të mëdha për shenjën e Demit prandaj edhe sugjerojnë New Yorkun për pushimet e 2017-ës. Do të jetë udhëtimi i vitit!
Binjakët
Binjakët duhet të jenë ca më krijues se vitet e mëparshme prandaj, për ta, është zgjedhur Amerika Latine. Në 2017 duhet të vizitoni Guatemalën, vetminë e Atacama-s dhe ngjyrat e Rios.
Gaforja
Gaforet kanë pak rrrugë të gjatë…Parku Zhangjiajije është në Kinë, por meqenëse kjo shenjë shkon larg me imagjinatën, yjet i propozojnë pikërisht këtë destinacion.
Luani
Sipas yjeve, 2017-ta do të jetë viti i artë i Luanit; do të bëjnë gjëra të vendosura drejt lumturisë dhe ekuilibrit. Mbyllni sytë dhe imagjinoni vendin ku keni ëndërruar gjithmonë të shkoni sepse tashmë mund ta bëni. Asnjë vend konkret për Luanët sepse do të bëjnë realitet ëndrrat e tyre duke blerë një biletë që do t’i shëtisë rreth e përqark botës.
Virgjëresha
Skocia është propozimi i yjeve për virgjëreshën. Duhet të organizohen e të kursjenë ca para për ta planifikuar këtë udhëtim.
Peshorja
Peshoret do të bëjnë një hap përpara drejt ekuilibrit. Mund të jetë më e lehtë për ta nëse realizojnë udhëtimin që duan në një vend romantik e të qetë, mes detit dhe qiellit.