Akrepi:
Jeni gati Akrepë? 2018 ju ofron një vit për t’u mbajtur mend. Të lumtur në dashuri, të suksesshëm në punë, të ardhura në rritje, mirëqënie dhe mirëkuptim në familje.
Do të ndiheni të sigurt në çdo hap që do të hidhni, në zgjedhjet që do të bëni, në veprimet që do të ndërmerrni. Gjithsesi nuk do t’ju mungojnë surprizat, që Urani, që do të ndodhet tek Demi nga maji në nëntor, do t’ju shkaktojë gjatë këtyre muajve.
Dashuria
Një vit i lumtur, një dashuri e fortë; do të ndiheni protagonist në marrëdhënien tuaj. Disa prej jush do të marrin një vendim të rëndësishëm që do të zgjasë përgjithmonë.
Nëse jeni të përfshirë në një histori stabël do të përjetoni një periudhë shumë të bukur, do ta gjeni lumturinë edhe në gjërat e vogla dhe të parëndësishme të përditshmërisë. Nëse jeni beqarë, hidhuni në sulm. Ky vit ju rezervon surpriza pa mbarim! Urani, nga maji në nëntor, do t’ju garantojë situata të forta.
Puna
Me Jupiterin tek Akrepi dhe Saturnin në anën tuaj, 2018 do të jetë një vit i shkëlqyer për punën. Përgatituni për rezultate pozitive, tregoni aftësitë tuaja, zgjidhni situata të komplikuara.
Vendimet që do të merrni këtë vit do të jenë pozitive dhe ju garantojnë stabilitet dhe shumë të ardhura. Nuk do të ndaleni dhe do të hidhni hapa plot siguri përpara.
Shëndeti
Forca juaj e brendshme do të shoqërohet nga rezistenca fizike dhe forma e mirë. Do të ndiheni plot energji, për të përballuar impenjimet e përditshme dhe për të mos u prekur nga stresi. Kujdes mos shëndosheni!
Shigjetari:
2018 do të jetë një vit përgjithësisht i qetë, me ndonjë të re që gjithsesi nuk do ta përshpejtojë ritmin e këtij viti. Vetëm në fund të vitit, ritmi do të përshpejtohet, me futjen e Jupiterit tek shenja juaj. Ky kalim do të nxjerrë në pah arritjet dhe dëshirat tuaja.
Do ju ndihmojë të shprehni të gjitha gjërat që keni mbajtur brenda gjatë kësaj kohe. Vetëm Neptunin do ta keni kundër. Ai mund t’ju shkaktojë ndonjë zhgënjim në familje apo dashuri, por do ta kaloni pa probleme.
Dashuria
Urani që ndodhet tek Dashi do t’ju sjellë transformime dhe ndryshime në dashuri, por për shumë nga ju këto të reja kanë lidhje me ngjarje të kaluara. Për disa nga ju, 2018 do të jetë viti i transformimit. Ai do të konsistojë sidomos në nevojat tuaja dhe do të kërkojë strategji të ndryshme nga ato që keni përdorur në të kaluarën.
Neptunin do të keni kundër, do të tentoni të kërkoni idealen, por do të keni një përballje direkte mes vetes dhe realitetit. Kërkoni atë që ju meriton dhe shtrëngojeni fort!
Puna
2018 do të jetë një vit i qetë, por nganjëherë do t’ju pushtojë frika se diçka mund të shkojë keq. Gjithsesi, konfigurimi i yjeve për ju nuk do të jetë i keq, por muaj pas muaji situata ndryshon.
Vetëm nga nëntori e në vazhdim situata do të kthehet e gjitha në favorin tuaj, dhe do t’ju shpërblejë për sforcot e kaluara.
Shëndeti
Do të jeni mirë, por duhet të tregoni kujdes veçanërisht me pamjen e jashtme; kujdes si ushqeheni. Mos eleminoni asnjë ushqim nga dieta juaj, duhet të hani gjithçka që të mos keni mungesa në organizëm.
Bricjapi:
Saturni dhe Plutoni do të jenë tek Bricjapi. Ky kalim do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja, të çdo tipi qofshin, por mund t’ju bëjë edhe shumë të fortë dhe të vendosur saqë nuk do të pyesni se kë do të shkelni me këmbë gjatë realizimit të gjërave që keni përzemër.
Nuk do të hiqni dorë nga asnjë, në emër të suksesit, as nga humaniteti juaj, as nga empatia, as nga solidariteti. Pra, përveç suksesit material, do të fitoni gjëra më të çmueshme; stimën dhe besimin e atyre që ju rrethojnë.
Dashuria
Surpriza të këndshme ju presin gjatë 2018-ës! Do të ndiheni të sigurt dhe do t’i kërkoni pa probleme partnerit atë qëdoni. Stabiliteti emotivdo t’ju shoqërojë përgjatë gjithë vitit.
Nëse jeni beqar/e kjo do të jetë një periudhë e bukur për të fituar vetëbesimin dhe rifituar potencialin sensual. Flirtet do të jenë të mrekullueshme, sidomos nga maji në nëntor, një periudhë kohore që gati gati do t’ju duket magjike!
Puna
Vit arritjesh, konfirmimesh, impenjimesh që do të përmbyllen me sukses. Çfarë ju mungon Bricjapë? Përgjigjen do ta keni gati: Më shumë të ardhura.
Me Jupiterin tek Akrepi deri në nëntor do të keni mundësi të siguroni të ardhura të mira, të arrini sukses në biznes, të merrni bonus, ose të gjeni një punë mirë të paguar. 2018 do të jetë një vit me plot avantazhe për ju!
Shëndeti
Do të ndiheni mirë, sepse rrota e fatit do të jetë në anën tuaj. Do të jeni plot shëndet, por edhe të qetë dhe plot humor. Do të rilindni. Nëse doni të zgjeroni familjen periudha maj-nëntor është perfekte.
Ujori:
Të pakënaqur, të pa përmbushur, nganjëherë edhe të frikësuar nga diçka që ju vetë nuk dini ta përkufizoni. Miq dhe mikesha të Ujorit, çfarë po ju ndodh? Hidhni sytë pas dhe shikoni gjithë gjërat që keni bërë dhe keni arritur.
Jupiteri tek Akrepi do t’ju acarojnë disi, por në anën tuaj do të keni Uranin (përveç periudhës maj-nëntor) dhe nga nëntori edhe Jupiterin që do t’jua bëjnë shumë fantastikë dy muajt e fundit të vitit.
Dashuria
Dyshues, xhelozë, të vëmendshëm. Ose të pakënaqur nga partneri. Ose akoma të ngërthyer në kujtimet enjë dashurie që nuk është fshirë ende nga zemra juaj. Yjet ju këshillojnë të shihni përpara ose mbrapa nëse ju shërben për të rijetuar të gjitha periudhat e bukura qëkeni kaluar me partnerin aktual.
Ndodhin gjithnjësituataqë ju lënë të pakënaqur. Në vjeshtë do të shihni që gjithçka do të marrë fund. Beqarë? Dotë përjetoni dashuri të çuditshme, për disa mund të jenë dashuri afatgjata, për disa thjesht kalimtare.
Puna
2018 nuk do të jetë një vit i pafavorshëm, por duhet të bëni kujdes me zgjedhjet, me fjalët apo me dëshirën për të pasur më shumë. Dëshira për të bërë më shumë para, mund t’ju shtyjë të bëni një hap fals.
Lëvizni me kujdes, me urtësi dhe realizëm. Edhe pseyjet nuk do t’ju garantojnë një qiell në favorin tuaj, do të realizoni disa gjëra të mira. Rezultate spektakolare do të arrini nga nëntori e në vijim.
Shëndeti
Pakënaqësia shpirtërore mund të manifestohet negativisht në shëndetin tuaj. Do të ankoheni vazhdimisht nga dhimbje të ndryshme. Kjo do të jetë një mënyrë për të shprehur shqetësimin tuaj të brendshëm. Përkëdheluni e dhuroni përkëdhelje!
Peshqit:
2018 do të jetë i mbushur me kalime pozitive dhe në përgjithësi nuk do të kaloni situata të pafavorshme. Do të ndiheni të fortë, të vendosur, plot vetëbesim, të gatshëm të hidhni pas krahëve vitet e vështira.
Do të jeni gati veçanërisht të merrni nga jeta atë që keni më përzemër, në të gjithë drejtimet. Fati do t’ju rezervojë surpriza të bukura, kështu që… shijojini!
Dashuria
Të lumtur, të kënaqur dhe të dashuruar. Kështu do t’ju shohin yjet këtë vit. Nga ana tjetër do të jeni mjaft praktik, gjë që do t’ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme, mjaft të gjetura, të destinuara t’ju dhurojnë stabilitetin emotiv që ëndërroni.
Një periudhë shumë e mirë për të gjetur dashurinë, për të gjetur personin e duhur, për të shtuar familjen, nëse dëshironi. Surpriza pa mbarim nga maji në nëntor.
Puna
Do të ndiheni gati për t’u impenjuar, për të kërkuar atë që dëshironi, për të shtuar kontaktet, marrëdhëniet që kanë rëndësi etj. Objektivi juaj kryesor do të jetë: Të përmirësoni situatën tuaj dhe të bëni një hap përpara për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Gjatë vitit 2018 do të keni më shumë të ardhura, të paktën deri në nëntor dhe kjo do të jetë një arritje e rëndësishme. Stabiliteti në punë dhe konfirmimi i aftësive tuaja do t’ju ndjekin përgjatë gjithë vitit.
Shëndeti
Viti 2018 do të jetë periudha kur do ta rimerrni veten, në trup dhe shpirt. Do të ndiheni mirë brenda dhe këtë do ta reflektoni në pamjen e jashtme. Nëse doni të përmirësoni aspektin fizik, Saturni do t’ju ndihmojë së tepërmi.
Burimi: bota.al