Horoskopi i plotë i vitit 2018. Dashuria, karriera, paratë …

Kuriozitete

horoskop2017

Zbuloni si do të jetë 2018 për ju!

Dashi:

Në 2018-ën do t’ju duhet të jeni konkret, reflektues dhe të kujdesshëm. Saturni dhe Plutoni tek Bricjapi nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Ata sjellin një periudhë ndryshimesh, ri orientimi dhe largimi nga gjithçka që nuk ju kënaq e ju bën të lumtur.

Busulla juaj e brendshme do të ndryshojë dhe veriu juaj tashmë do të jetë një fakt i ri, një person apo një qëllim i ri. Fundi i vitit do ju sjellë rezultatet e para të impenjimit tuaj të gjatë.

Dashuria

Në 2018, dashuria do të jetë e paparashikueshme. Pra prisni të papriturën. Ky do të jetë një vit impenjues. Urani që ndodhet në shenjën tuaj do t’ju sjellë nga të gjitha, gjëra të mira, por edhe nga ato që s’do t’ju pëlqejnë.

Planeti i ndryshimeve dhe të rejavepo ju lë, por shpirti juaj i lirë, intuita për të respektuar veten tuaj, ndjenjat dhe dëshirat tuaj do të mbeten. Pikërisht këto arritje tuajat do t’i vënë në provë Plutoni dhe Saturni. Mbrojini, por me kujdes!

Puna

Nëse hidhni vështrimin pas, nuk keni sesi mos të pranoni sa rrugë të gjatë keni bërë. Në përgjithësi keni bërë hapa përpara, qoftë edhe një të vetëm…

Tani duhet të mbroni arritjet tuaja. Rreziku i vërtetë do të jetë të përballeni me një person që më mirë do ishte ta evitonit. Ka shumë mënyra për t’iu shmangur konfliktit. Në fund të vitit, Jupiteri tek Shigjetari do t’ju sjellë të ardhura shumë të mira.

Shëndeti

Duhet të tregoni kujdes me gjërat e vogla, të respektoni energjitë dhe trupin tuaj. Ashtu siç kujdeseni për higjenën e trupit, duhet të kujdeseni për emocionet tuaja. Pushimet, gjatë të cilave do të relaksoni veten tuaj dhe nuk do të mendoni për gjërat e tjera, ju bëjnë shumë mirë.

Demi:

Mendimi juaj i parë do të jetë stabiliteti, të konsolidoni arritjet në punë, në dashuri apo në jetën tuaj personale. Saturni bashkë me Plutonin do t’ju bëjnë të fortë dhe të vendosur.

2018 do t’ju shohë më luftues se kurrë, më praktikë dhe realist, saqë mund të dukeni edhe cinikë! Kalimi i Uranit tek Demi gjatë majit dhe nëntorit do t’ju bëjë të provoni ndryshimet e mëdha që ju presin vitet e ardhshme.

Dashuria

Në dashuri do të besoni se keni arritur qartësinë më të madhe përsa i përket gjërave që dëshironi. Në pjesën më të madhe të vitit do të ndiheni kështu; e dini çfarë doni dhe çfarë duhet të bëni për t’i realizuar.

Por të papriturat do të jenë duke ju pritur; një dashuri e papritur me një person që nuk iu ka shkuar kurrë në mendje, një zhgënjim apo një shtatzani. Pse jo një martesë, një bashkëjetesë, një zgjedhje që do të ndryshojë të ardhmen tuaj. Do të jetë një vit për t’u mbajtur mend.

Puna

Saturni do t’ju garantojë arritje afatgjata. Mund të ecni përpara në karrierë, të realizoni një objektiv të madh apo të shtoni klientelën. Jupiterin e keni kundër, prandaj kujdes me administrimin e të ardhurave dhe burokracitë.

Nëse shpresoni një ndryshim drastik, Urani tek Demi ngamaji nënëntor mund t’ju sjellë të rejat që prisnit.

Shëndeti

Do të jetë vit shumë i mirë për të tonifikuar trupin. Shëndeti juaj është shumë i mirë dhe mund t’ia dilni të shëroni një shqetësim të hershëm, që mendonit se ishte kthyer në kronik. Tregoni kujdes me ushqimin, hani në mënyrë të moderuar!

Binjakët:

Do ta nisni vitin duke u ndjerë më të lehtë, duke menduar për veten tuaj dhe projektet personale, duke zhvilluar interesat tuaja pa shqetësimet e viteve të kaluara që ju kanë ngrirë buzëqeshjen në buzë.

Urani tek Dashi nga fundi i majit dhe deri në nëntor do ju ndihmojë të bëni ndryshimet e nevojshme. Një vit i mirë në përgjithësi, sidomos përsa i përket humorit tuaj dhe besimit në vetvete.

Dashuria

Atmosfera e lirisë do të ndihet në dashuri gjatë 2018-ës. Do të keni dëshirë të shpalosni dëshirat tuaja lirisht, të distancoheni nga ata që ju kanë bërë të vuani, të shprehni emocionet tuaja dhe të shijoni pasionin, qofshit çift apo beqar/e.

Gjithsesi kujdes Neptunin, që nga Peshqit mund t’ju bëjë të idealizoni atë që ju pëlqen. Tregohuni realist dhe do t’ia dilni më së miri!

Puna

Në 2018-ën, pozicionimi i planeteve muaj pas muaji do të ketë shumë rëndësi për ju. Në përgjithësi ata do t’ju favorizojnë më shumë sesa vitin e kaluar.

Në disa muaj progresi do të jetë më i ngadaltë, në disa të tjerë më i shpejtë. Nga nëntori, kujdes me të ardhurat dhe shpenzimet. Mos kini frikë; 2018 do të jetë vit më i mirë sesa 2017!

Shëndeti

Nëse një vit më parë keni vuajtur nga shqetësimet, 2018 do të tregohet i mirë me ju. Sidomos nëse vuani nga depresioni ose vetëbesimi. Ky vit do të përmirësojë humorin tuaj. Një këshillë; merreni me të mirë trupin tuaj.

Gaforrja:

2018 do të jetë një vit intensiv për ju, të dashur Gaforre. Intensiv dhe impenjativ, me momente të komplikuara dhe të tjera që do ju ngrenë nervat. Prisni gjithçka, përveç mërzitjes. Të rejat do të jenë të shumta dhe do të duhet të tregoni kujdes e të reflektoni për të gjetur mënyrën më të mirë, për të bërë zgjedhjen e duhur për ju dhe familjen tuaj.

Pozicionimet e yjeve do t’ju sjellin gjëra shumë pozitive, por edhe të lodhshme e të komplikuara. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Rrini në gatishmëri!

Dashuria

2018 nuk do të jetë viti i duhur për paqartësitë, për sjelljet sipërfaqësore apo grindjet. Do të jetë viti perfekt për të sistemuar jetën tuaj e për të marrë vendime të rëndësishme.

Vendimet do të jenë afatgjata si p.sh. të nisni bashkëjetesën, ose një fëmijë; apo të ndaheni, nëse grindeni shpesh. Gjithsesi yjet ju rekomandojnë të ndryshoni gjithçka e të prisni një fazë ndryshe në jetën tuaj.

Puna

Me gjithë këto kalime të rëndësishme planetare, 2018 shihet si një vit ndryshimesh për ju Gaforre. Jupiteri tek Akrepi do ju ndihmojë të zgjeroni aktivitetin, ndërsa Urani tek Demi nga maji në nëntor do ju tregojë rrugë të reja për të ndërmarrë.

Kujdes Saturnin dhe Plutonin që i keni kundër, kalime të vështira dhe impenjuese do ju detyrojnë të lëvizni me kujdes dhe të llogarisni mirë çdo hap tuajin.

Shëndeti

Diagrama e shëndetit do të jetë plot ulje dhe ngritje. Kur të ndiheni shumë mirë, do të vijë rënia e lirë, dhe pasi të arrini në fund do të ngriheni sërish. Ky vit nuk ju ofron stabilitet.

Luani:

Edhe në 2018 do të jeni pasionalë dhe kurajozë si gjithnjë. Madje në raportet familjare ose ato personale mund të jeni më këmbëngulës se asnjëherë, për t’i sjellë me këmbë në tokë personat që doni.

Mos jini impulsivë, 2018 nuk do të jetë vit i pafavorshëm, por do t’ju duhet të tregoheni më të qetë, për të evituar ekzagjerime të çdo tipi. Nëse do të ndiqni këtë këshillë mund të merrni nga 2018 më të mirën që ai ju ofron, sidomos në fund të vitit.

Dashuria

Me Uranin tek Dashi, më pas tek Demi dhe Jupiterin tek Shigjetari, surprizat nuk do të mungojnë në zemrën tuaj. Shumë gjëra do të varen nga kalimet yjore mujore, por në tërësi do të jetoni një vit pozitiv.

Do të impenjoheni për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat apo për të pritur një surprizë të papritur, pasi fati mund të ndryshojë planet tuaja. 2018 do të mbyllet vërtet mirë për ju, Luanë.

Puna

Jupiteri tek Akrepi, të cilit i shtohen edhe të papriturat që sjell Urani tek Demi, do t’ju shqetësojnë gjatë vitit. Do t’ju bëjnë të entuziazmoheni shpejt, ndërkohë që duhet ta vlerësoni me kujdes situatën, për të ruajtur rezultatet e arritura deri tani.

Nëse do të tregoni kujdes për të mos bërë zgjedhjet e gabuara, 2018 do të jetë vit pozitiv për ju. Një vit i mirë për të ruajtur arritjet e realizuara, por jo për të nisur projekte të reja. Nga nëntori, Urani tek Dashi dhe Jupiteri tek Shigjetari do t’ju ndihmojnë të zgjeroni kufinjtë tuaj dhe të synoni për më lart.

Shëndeti

Nëse do të bëni kujdes me ushqimin, 2018 do të jetë vit pozitiv për shëndetin. Mos ekzagjeroni me yndyrnat, sheqerin dhe alkoolin. Mëlçia juaj do të jetë më mirë, ndërsa analizat e gjakut do ju dalin ok!

Virgjëresha:

Çfarë mrekullie ju pret në 2018-ën ju Virgjëresha. Gjatë këtij viti do të rimëkëmbeni plotësisht. Humori do të jetë super, do të dini të bëni zgjedhjet e duhura për të stabilizuar jetën tuaj edhe në sferën personale. Vendimet që do të merrni do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Sa mirë është të ndiheni të qetë, të sigurt në vetvete, me më pak mendime negative dhe shqetësime! Ndonjë gjë edhe mund të shkojë jo mirë, por jo si në vitet e kaluara.

Dashuria

2018 do të jetë një vit shumë i favorshëm për të vendosur në shtylla të forta dashurinë tuaj. Do të ndiheni të sigurt në vetvete dhe do të zgjidhni mirë përsa i përket bashkëjetesës, fëmijëve, martesës, shtëpisë etj.

Zemra juaj do të ndihet e sigurt dhe do të arrini të shprehni mirë atë që ndjeni. Edhe nëse dashuria nuk ekziston, do të gjeni mënyrën si ta bëni pjesë të jetës suaj. Me Jupiterin tek Akrepi dhe Uranin tekDashi, Kupidi mund t’ju surprizojë!

Puna

Nuk ndodh gjithnjë të keni Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj. Nga ana tjetër, nga maji në nëntor do të keni edhe Uranin. Synoni lart, pasi karriera juaj do të jetë në ngjitje.

Prisni stabilitet, siguri ekonomike, zgjidhje tëfavorshme, propozime që po i prisnit prej kohësh. Keni një projekt të vjetër nësirtar? Ndoshta ka ardhur momenti që ta vini në jetë!

Shëndeti

Të shëndetshëm dhe energjikë. Në 2018-ën do të jeni në formë, të gatshëm të përballoni probleme të vjetra. Besimi që do të keni në vetvete do të reflektohet edhe në shëndetin tuaj. Tonifikoni trupin dhe çdo gjë është ok!

Peshorja:

2018 mund të jetë një vit plot punë, i karakterizuar nga zgjidhje që do të kërkojnë reflektim maksimal dhe kujdes. Nëse nuk i parashikoni gjërat, do të përballeni me të papritura që mund t’ju detyrojnë të rishikoni planet dhe projektet personale ose ato familjare.

Do të jeni si uji që merr formën e enës ku ndodhet, prandaj do të mësoni të përshtateni me situatat që do të krijohen. Lajme të mira do të merrni në nëntor, kur Jupiteri të shkojë tek Shigjetari.

Dashuria

2018 do t’ju sjellë në vëmendje të gjitha ngatërresat e 2017. Nëse nuk keni menduar më parë për t’u dhënë zgjidhje, tashmë do të detyroheni nga rrethanat. Tregohuni të qetë, nëse e keni për zemër partnerin, sepse nëse silleni ndryshe nuk do të jetë një vit i lehtë.

Nëse do të mbështesni njëri-tjetrin, raporti juaj do të forcohet. Në të kundërt mund të ndaheni. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, pikë së pari fitoni pavarësinë emotive, përpara se të nisni një histori vetëm për të mos u ndjerë vetëm.

Puna

Në 2018 do të lodheni disi duke u përshtatur me kërkesat dhe ritmet e reja në punë. Nëse ju duket se po ecni në një terren jo shumë të fortë, sforconi veten dhe shihni përpara, tregohuni elastikë. Në këtë mënyrë do të mund të merrni më të mirënnga ky vit i vështirë për ju, Peshore.

Duke iu vënë në provë, ky vit do të nxjerrë në pah kapacitete që ju nuk i dinit se i kishit. Do të zgjeroni rrethin e kompetencave tuaja. Një fundvit shumë i mirë me Jupiterin tek Shigjetari.

Shëndeti

Energjia juaj nuk do të jetë arma juaj më të fortë. Prandaj duhet të mësoni të shfrytëzoni me kujdes forcën tuaj, duke mos harxhuar energji me situata tensionuese apo nervoze. Pushoni dhe shijoni ushqimin.