Horoskopi dhe shëndeti; Si do ta presin shenjat zodiakale vitin 2021

Kuriozitete

Ky vit ka qenë nga ata që na ka bërë të reflektojmë më së shumti për shëndetin. Pa një shëndet të mirë, as sferat e tjera të jetës nuk mund të shkojnë mirë. Lexoni ç’thonë yjet për shëndetin tuaj këtë fundvit….

Dashi

Në fund të vitit duhet të bëni kujdes në planin psikofizik, sepse mund të përjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund të përballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do të nervozoheni për shkak të shpenzimeve të tepërta, të paparashikuara, që mund të shkaktojnë debate familjare.

Demi

Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa veçanërisht të favorshme për ju, për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Mund të filloni terapi për të qenë më mirë, sidomos pas datës 21. Ata që duan të nisin një kurë, mund të fillojnë javën e fundit të dhjetorit për rezultate më të mira.

Binjakët

Gjatë muajit do të ndieni lodhje psikofizike, si dhe nevojën për të rifituar pak qetësi. Do të ketë ditë që do të humbni vërtet toruan, por më mirë shmangini udhëtimet e gjata dhe tensionet. Fundi i vitit do t’ju sjellë më shumë qetësi, ndërsa viti 2021 do të jetë edhe më interesant për ju.

Gaforrja

Duhet kohë për të parë përmirësime në problemet shëndetësore të krijuara përgjatë dy vjetëve të fundit. Duhet të bëni kujdes që të mos krijoni konflikte me familjen. Më datë 22 dhe 23 është më mirë të shmangni shpërqendrimet. Përreth nuk keni më të njëjtët njerëz, keni kaluar shumë peripeci, por tani jeni më të fortë.

Luani

Bëni kujdes me shëndetin, sepse muajin e fundit te vitit do të jeni të tensionuar dhe polemik.  Do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Në familje do të ketë njëfarë tensioni, me njerëz që i takoni shpesh gjatë fundjavave.

Virgjëresha

Bëni kujdes me pjesën e dytë të dhjetorit, pasi në ditë të caktuara, si data 23, mund të mos keni shumë forcë fizike. Megjithatë, bazuar në ato që keni ndërtuar në vitin 2020, do të nisë një vit i rëndësishëm,. Më datë 27 duhet të shmangi shpërqendrimet. Viti 2021 parashikohet i mbushur me shpresa dhe mundësi të reja.

Peshorja

Më në fund, tani do të buzëqeshni dhe madje mund të kapërceni edhe një problem të vogël shëndetësor. Duhet të shmangni disa shpërqendrime në datat 21 dhe 31. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë, të merrni fuqi. Ka ardhur momenti të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Do të keni sukses personal që do t’jua shtojë vetëvlerësimin, ndaj mos kini frikë!

Akrepi

Nga këndvështrimi fizik është mirë të largoni çdo lloj lodhjeje. Viti i Ri këtë vit është më i favorshëm se Krishtlindja, ndaj parashikohet shumë argëtim dhe qetësi. Viti 2021 parashikohet me zgjedhje të rëndësishme, por edhe me shumë punë dhe angazhime, ndaj duhet të filloni që tani të kurseni energji.

Shigjetari

Pozicioni i ri i Saturnit është i rëndësishëm për ata që vuajnë nga reumatizmi, sepse do të shërohen më mirë, duke ju bërë kështu edhe më pozitivë për të ardhmen. Ata që janë më të kujdesshëm ndaj fizikut mund t’i nënshtrohen ndonjë ndërhyrjeje të vogël estetike.

Bricjapi

Duhet të merreni me meditim, nëse s’keni filluar tashmë ndonjë aktivitet shpirtëror që ju bën më të qetë. Pjesa e dytë e dhjetorit është më e këndshme dhe nga Krishtlindja do t’ju rikthehet energjia dhe mundësia për ta parë të ardhmen me më shumë pozitivizëm. Reflektimet tuaja, njësoj si idetë, mund të jenë shumë të çmuara në të ardhmen. Ky është një vit në rritje, ndaj muajt e ardhshëm do të jenë të volitshëm dhe duhet t’i shfrytëzoni në maksimum!

Ujori

Gjatë dy javëve të fundit të dhjetorit duhet të kujdeseni për formën tuaj, sikundër duhej të keni filluar që në fillim të vitit. Duhet të jetoni të tashmen, të përballeni me problemet, të kapërceni zemërimin dhe frikën që mund të keni në jetë. Mirëqenia lind nga njohja e vetes. Nga data 19 do të jeni më të qartë.

Peshqit

Pjesa e pare e dhjetorit ishte e lodhshme, por mund të stresoheni edhe për shkak të parave ose për çështje profesionale. Por nga data 21, shumë gjëra do të sistemohen. Tensioni në pjesën e parë të muajit nuk është krejtësisht negativ.