E kemi marrë gjithmonë të mirëqenë këtë ritual: anglezët e kanë kthyer momentin e çajit anglez të orës 5.00 pasdite në një ritual të lidhur ngushtë me shijen antike, elegante e unike në llojin e vet. Por si ka lindur ky ritual?
Ky ritual, vjen falë portugezëve, popull eksplorues që e solli çajin nga Kina dhe kombësitë e tjera edhe sot e pinë çdo ditë. Merita e sjelljes së çajit në Angli shkon për mbretëreshën portugeze Katerina di Braganza. Po flasim pikërisht për gruan e mbretit Carlo II, mbret i Anglisë në shek.XVII.
Në atë kohë martesat bëheshin sidomos për arsye politike (për të bërë paqe ose për të krijuar aleanca të tjera) kështu që të sapomartuarit, para dasmës, nuk njiheshin fare. Por Katerina e kishte gjetur një mënyrë për të njohur më mirë burrin e ardhshëm dhe për të kaluar kohë me të. Dhe kishte siguruar që çdo ditë, të dy të takoheshin në orën 17.00 për të pirë së bashku një çaj të mirë. Në atë kohë çaji pihej vetëm i nxehtë, kështu që duhej kohë dhe durim për t’u pirë, kështu të dy kishin mundësinë për të biseduar së bashku.
Edhe fisnikëria e asaj kohe filloi të imitiojë mbretëreshën duke integruar orën e çajit në ritualet e saj. Sipas legjendës së treguar , Katerina në vitin 1600 solli në Angli një kuti me etiketën “Trasporto di Erbe Aromatiche”, nga ku dervion emri ‘TEA’-caj në anglisht, me ideogramën kineze që i ngjante shkronjës ‘T’. Dhe kështu lindi një traditë që vazhdon ende. Që atëherë, Portugalia ka mbetur një nga vendet e pakta në Evropë (ndoshta e vetmja) ku vazhdojnë të kultivohen plantacione çaji.