“Hëna e plotë e ujkut” do t’ju ndryshojë, çfarë duhet të presin të gjitha shenjat e horoskopit nga 28 janari e tutje?

Kuriozitete

Hëna e parë e plotë e vitit është e njohur në shumë kultura edhe si Hëna e plotë e Ujkut, dhe sipas parashikimeve të deritanishme do të shfaqet në qiell më 28 janar. Por nga e ka marrë emrin dhe pse pikërisht quhet e ujkut? Ujqërit shfaqen kryesisht në janar, që përkon edhe me fillimin e sezonit të tyre të mbarështimit. Ndikimin e Hënës së plotë më së miri e përshkruajme duke ditur pozicionin e saj në cilën ‘shtëpi’ gjendet në horoskopin personal.

Hëna në shtëpinë e DASHIT: Ju tani po kërkoni më shumë vëmendje ndërsa mendoni se së fundmi jeta ka qenë shumë e orientuar nga të tjerët. Mundohuni të shmangni shpërthimet prej ‘adoleshenti’. Punoni më shumë në vendosmërinë tuaj. Gjetja e një ekuilibri midis varësisë dhe pavarësisë është ajo që kjo Hënë e Plotë thekson për ju.

Hëna në shtëpinë 2: Eshtë koha për të njohur çfarë ju bën të ndjeheni rehat. Zona juaj e rehatisë është e rëndësishme, dhe tani është koha për t’u kujdesur për nevojat tuaja pa eklipsuar nevojat e të tjerëve.Kjo hënë e plotë tregon për nevojën që keni për balancimin e dhënies dhe marrjes së intimitetit-dhënien dhe pranimin e kënaqësisë! Çështjet e përbashkëta vijnë në fokus, cfarë është e jotja dhe çfarë është e imja. Zona juaj e rehatisë është e rëndësishme, dhe tani është koha për t’u kujdesur për nevojat tuaja pa eklipsuar nevojat e të tjerëve.

Hëna në shtëpinë 3: Tani ju jeni të shtyrë për të gjetur një ekuilibër në çdo gjë që ka të bëjë me komunikimin. Ka një rritje të nevojës për përgjigjet tuaja si verbale ashtu dhe me shkrim, sidomos në punë. Bëni atë që duhet bërë, në mënyrë që t’i mundësoni vetes aktivitete më të pavarura dhe plotësuese.

Hëna në shtëpinë 4: Tani është thelbësore zgjedhja e një ekuilibri midis energjisë së shpenzuar për punën dhe energjinë e shpenzuar për çështjet e brendshme. Kërkesat e jetës suaj personale tani janë në qendër të vëmendjes, pra vëmendje e balancuar për jetën tuaj publike dhe personale është ajo që ju duhet të përqëndroheni.

Hëna në shtëpinë 5: Është koha për të bërë diçka që të shprehni veten në mënyrë sa më krijuese dhe argëtuese. Kërkesat e qëllimeve tuaja mund të kenë qenë duke eklipsuar aktivitetet tuaja të kërkimit të kënaqësisë. Mund të jetë e vështirë të gjeni kohën për gjithçka që dëshironi të bëni, por pa vetë-shprehje krijuese (qoftë romantike ose gjallëruese), thjesht nuk do të ndjeheni të plotë. Bëni atë që nxjerr në pah shkëlqimin tuaj.

Hëna në shtëpinë 6: Këtë rritje të energjisë emocionale që jep hëna ju mund ta përdorni për të bërë ndryshime pozitive në rutinat tuaja, duke bërë diçka për të përmirësuar kushtet e punës nëse janë të bezdisshëm, ose edhe një akt i vogël mirësie me një bashkëpunëtor për të ndriçuar zyrën tuaj. Kjo mund të jetë gjithashtu një kohë kur një projekt pune vjen në realizim ose përfundim.Shmangni fajësimin e të tjerëve për gjendjen tuaj të pakënaqësisë në qoftë se kështu po ndiheni tani.

Hëna në shtëpinë 7: Tani është koha për të arritur një ekuilibër në raportet një me një. Shtëpia e shtatë përfaqëson një marrëdhënie të rëndësishme si me partner martese, partner tjetër të rëndësishëm, biznesi ose edhe kundërshtar. Është koha për të arritur një ekuilibër mes nevojave tuaja dhe atyre të një tjetri. Tani janë të mundshme testet e partneritetit. Është koha për të bërë kompromis dhe për të negociuar.

Hëna në shtëpinë 8: Ajo që ju bën të ndiheni mirë dhe të sigurt duhet të jetë e balancuar me vëmendjen ndaj nevojave të njerëzve të tjerë dhe niveleve të rehatisë. Është një kohë e mirë për të zgjidhur disa nga detyrimet apo mbeshtetjet financiare.

Hëna në shtëpinë 9: Besimet tuaja personale mund të testohen tani. Impulset dhe besimi juaj kanë rëndësi, dhe të gjithë vëmendjen që ju keni dhënë për punët e përditshme, a keni menduar kur do të keni pak argëtim.?! Ana juaj aventureske është në rritje, duke kërkuar vëmendje.

Hëna në shtëpinë 10: Është koha për të vënë përpara më të mirën, por sigurohuni që ta bëni këtë me hirin dhe konsideratë për të tjerët, ose mund të bëni vetëm një shfaqje që ju vjen keq më vonë. Tani ju jeni në qendër të vëmendjes – deshët apo nuk deshët ju! Një mundësi e papritur e punës, ose ndonjë formë ndihme në lidhje me karrierën, shtëpinë, ose çështjet e pronës, mund të jetë pjesë e zhvillimeve.

Hëna në shtëpinë 11: Tani e kuptoni më qartë se roli që luani në jetën e të tjerëve si bashkëshort, prind apo mik, është një element i rëndësishëm në lumturinë tuaj të përgjithshme. Ju jeni duke kërkuar për vlerësim nga ata që ju rrethojnë. Ju mund të thirreni për të kryer një gjest humanitar.

Hëna në shtëpinë 12: Është koha për të balancuar jetën tuaj duke i dhënë vetes kohën e lirë- përndryshe, thjesht nuk ndiheni të plotë. Rrethanat janë të tilla që të keni një nevojë dërrmuese për të qenë vetëm. Ju keni qenë të zënë me të gjitha llojet e aktiviteteve të përditshme, të përfshira thellë në punën dhe rutinat tuaja. Është një kohë e shkëlqyer për të hyrë në kontakt me atë që është duke u shpërthyer nën sipërfaqe