Hëna e Plotë është gjithmonë e bukur (sidomos në janar, kur qielli duket se është më i afërt, më i qartë se zakonisht), por ajo që do të mund të admironi në mbrëmjen e 28 janarit 2021, është gjithashtu shumë speciale.
Sepse ajo do të shkëlqejë duke reflektuar dritën e diellit (por duke reflektuar edhe situatën aktuale), shumë planete do të jenë në retrogradë, në pikën më të largët të qiellit për ta sfiduar që ta kuptojnë, ta gjykojnë me objektivitet, konkretisht këtë moment.
Kështu, nëse i përkisni Luanit, Dashit, Ujorit, Shigjetarit ose Peshores do ta keni të qartë distancën që ju mban larg gjërave që shpresoni, nga një situatë që doni ta konkretizoni, por nuk po i afroheni dot.
Pasiguria e madhe e Mërkurit (që tani është i palëvizsshëm) këshillon Binjakët, Virgjëreshën dhe Peshqit që të evitojnë vendimet e rëndësishme, debatet e mëdha.
Nëse jeni Dem, Akrep dhe Bricjap do t’i merrni gjërat jo drejtpërdrejt, por përmes palëve të treta.
Gaforrja do të jetë ndoshta shenja më pak e përfshirë, që nuk do ta ndjejë shumë këtë feonomen.