Hëna, Dielli apo Ylli? Zgjidhni njërën dhe mësoni si t’i jepni fund disa problemeve

Kuriozitete

Hëna – Lini pas një marrëdhënie jo të shëndetshme
Në të kaluarën keni jetuar një periudhë në të cilën ndiheshit të vetmuar, të izoluar dhe të braktisur nga të tjerët. Kjo është arsyeja pse ju tani po përpiqeni të kultivoni marrëdhënie që nuk janë të mira për ju. Ndonjëherë ju shikoni vetëm anën pozitive të një personi dhe as nuk vini re se mbizotëron e keqja.
Gjithcka duhet të bëni është të luftoni për lidhje të mira.
Dielli – Ndaloni së dyshuari në vetvete
Ju mund të jeni përballur me shumë situata të vështira dhe keni marrë vendime jo të mira që nuk kanë sjellë rezultatet që prisnit. Ajo që mund të mos e dini për momentin është se këto gabime kanë ndodhur vetëm sepse nuk keni besuar në veten tuaj.
Është koha për të bërë një hap prapa dhe të mendoni mirë për vendimet tuaja. Analizoni të gjitha vendimet dhe veprimet e suksesshme dhe përpiquni t’i shndërroni ato në një shembull për situatat e ngjashme në vijim. Gjithashtu, ndaloni së kërkuari këshilla nga të tjerët dhe përqendrohuni në ato që ju nevojiten vërtet.
Ylli – Filloni t’i besoni të tjerëve
Ju qëndroni në një distancë të sigurt nga të gjithë dhe nuk dini kujt t’i besoni. Por është koha për të hequr qafe këtë mendim duke qëndruar pranë njerëzve që ju kuptojnë.
Thjesht kushtojini vëmendje intuitës suaj dhe filloni t’i besoni njerëzve që ju tregojnë drejtimin e duhur.