Pritet sot hapja e madhe e sheshit të Tiranës. Ceremonia është menduar të jetë e organizuar në formën e një feste ku nuk do të mungojnë simbolikat kombëtare. Elementët kryesorë të sheshit janë guri natyrak, uji dhe gjelbërimi. Projekti ka sjellë në qendër të Tiranës një sërë varietetesh drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria.
Më poshtë ju sjellim disa foto se si do të jetë qendra e Tiranës nga sot e në vazhdim!