Hapësirë, edhe kometa bën “selfie”

Kuriozitete

144804Sonda Philae që bëri histori pasi iu bashkua një komete në hapësirë ka dërguar tashmë të parat foto të cilat mund të shihen nga Toka. Pamjet e para që tregojnë se sonda është ulur në një kënd, por ka ende shqetësime për qëndrimin afatgjatë të robotit Philae, pasi mendohet se nuk është pozicionuar si duhet në kometë.

Pas publikimit të fotove të para nga Agjencia Europiane e Hapësirës, kjo e fundit ka shprehur entuziazëm duke thënë se lëshimi i robotit mbi sipërfaqen e kometës ishte një sukses që ka hyrë në histori tashmë, ndonëse ka shqetësime mbi pozicionin jo të saktë të uljes së saj.

Hija e madhe, që mund të shikohet edhe nëpërmjet fotove të para, tregon që ajo mund të jetë në një pozicion anash ose mund të ketë ngecur në një gropë të kometës.