Flasim vazhdimisht për cilësinë e ushqimit që konsumojmë apo përzgjedhjen e produkteve të cilat duhet të jenë ose jo në listën tonë ushqimore. Por, të hani gjëra të shëndetshme nuk mjafton. Edhe mënyra sesi ju hani, ndikon në shëndetin tuaj. Sipas një studimi, personat që hanë avash, janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë sëmundje të lidhura me metabolizmin.
Tensioni i lartë, diabeti, obeziteti, kolesteroli i larë apo sëmundje zemre, janë disa nga pasojat që mund të prekin personat që hanë shumë shpejtë. Gjithashtu kjo gjë ul nivelin e sheqerit në gjat dhe rrit rezistencën ndaj insulinës.
Ky studim, thotë se të ngrënit ngadalë mund të jetë çelësi për të qenë më të shëndetshëm dhe për të mbrojtur trupin tonë. Nga ana tjetër, të ngrënit shpejt ndikon edhe në shtimin më të shpejtë të peshës, pasi nuk lejon trurin të marrë gradualisht sinjalet e ngopjes.