Na ndodh shpesh t’i lëmë gjërat për momentin e fundit dhe atëherë kuptojmë që nuk kemi kohë për të menduar gjatë. Nëse jeni pjesë e këtij grupi të njërëzve hidhini një sy 5 ideve të kostumeve “Last Minute” që ne sugjerojmë për Halloween.
1.Kostumi “Donut”: Nëse doni t’i bini në sy njerëzve rrotull ju duhen vetëm disa donuts dhe një veshje ngjyrë rozë e ndezur. Diçka e pazakontë, mbresëlënëse dhe plot “shije”.
2.Kostumi Harry Potter: Përveçse për veten tuaj, ju duhet të mendoni edhe për femijët në këtë festë gjithëpërfshirëse. Një kostum si Harry Potter është shumë I thjeshtë. Një shall me vija, një vijë rrufeje në ballë me laps, një pale syze rrethore me skelet të zi dhe jeni gati.
3.Kostumi Mini Mouse: Një bluze dhe geta të zeza nuk mungojnë asnjëherë në garderobën e një vajze, ndaj duhet të blini ose sajoni vetem një rreth koke dhe një fund të kuq me pika si në foto.
4.Kostumi Ëngjëll: Nëse doni të dukeni pak extra mjafton vetëm të blini nje aureolë e cila nuk kushton më tepër se 1000 lekë.
5.Kostumi Error: Jeni një person që doni të festoni por çdo kostum ju bën të ndiheni jashtë vetes? Mos u shqetësoni, kemi menduar diçka edhe për ju. Një T-shirt të bardhë e ka çdo kush në garderobë ndaj mjafton vetëm të printoni shkrimin si në foto : “ Error 404 ,Costume not found” dhe të gjithë do t’ju përgëzojnë për këtë gjetje kaq origjinale.