Grupi negativ i gjakut cilësohet si më i pastri dhe i rralli në Tokë

Kuriozitete

Gjaku i pompuar nga zemra që qarkullon përmes enëve si arteriet dhe venat mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Gjaku jo vetëm që përcakton ADN-në e një individi, por edhe se cilët janë marrësit e tij. Për të qenë më të saktë kujt mund t‘i dhurojmë gjak në rast nevoje.

Përveç sistemit A-B-0, një rol të rëndësishëm në përcaktimin e grupit të gjakut luan edhe faktori i rezusit (Rh). Gjaku me rezus(Rh) negativ presupozohet të jetë gjaku “më i pastër” në Tokë. Ai është i vetmi që rezultoi negativ në testin e Rezusit që lidh njeriun me majmunin

Njërëzit që kanë gjak me Rezus negativ mund t’u dhurojnë gjak të gjitha grupeve të tjera, por pranojnë gjak vetëm nga grupi i tyre. Mbartësit e gjakut me Rezus (Rh) negativ janë shumë të rrallë. Vetëm 15 % e popullsisë në botë ka këtë grup gjaku. Ka gjithmonë një mister sa herë që flitet për gjakun me Rezus (Rh) negative. Për këtë arsye ai është aq shumë i rrallë dhe i çmuar. Presupozohet qe bëhet fjalë për  një manipulim gjenetik të qenieve të evoluara të zbritur në Tokë miliona vite më parë.

Disa studiues kanë përcaktuar edhe disa karakteristika psikologjike të njerëzve që kanë rezus (Rh) negativ :

  1. Nuk kanë të zhvilluar ndjenjën e përkatësisë
  2. Janë gjithmonë në kërkim të së vërtetës.
  3. Duan hapësirën dhe shkencën.
  4. Kanë një koeficient intelektual më të lartë sesa mesatarja.
  5. Përjetojnë ëndërra thuajse të gjalla.
  6. Ndjenja që kanë një mision për të përmbushur në jetë