Quhet Kane Tanaka, është japoneze dhe njihet si gruaja më e moshuar në botë. Së fundi ajo ka shuar 117 qirinj. Ajo lindi më 2 janar 1903 në fashtin Kazuki në Fukuoka, në ishullin jugor të Kyshu dhe megjithëse lindi para kohe, dëshmoi se ishte shumë më e fortë se ‘të vdekshmit e zakonshëm’.
Ajo ka kujtime të qarta nga Lufta e Dytë Botërore, i mbijetoi mrekullisht shpërthimit të bombës atomike në Hiroshima dhe në moshën 103-vjeçare arriti të mposhtë kancerin e zorrës së trashë falë një kurimi eksperimental japonez. Kaloi shumë vite duke punuar në dyqanin e saj të gatimeve me oriz dhe e la në moshën 63-vjeçare. Është martuar, ka lindur tre fëmijë dhe ka udhëtuar shumë. Me pak fjalë, ajo nuk ka humbur asgjë në jetën e saj të gjatë. Sot jeton në një shtëpi kujdesi për të moshuar në Higashi-Ku, lëviz me anë të një deambulatori, por gëzon shëndet të mirë, aq sa nuk i humb mundësitë për të dalë shëtitje, për të parë ndeshjet në Othello dhe për të bërë llogaritje matematikore. Cila është ëndrra e saj? T’i kalojë 120 vitet.
Shumë pyesin se cili është sekreti i saj i jetëgjatësisë dhe ajo ka zbuluar për shtypin se nuk pi duhan, ha vakte të lehta gjatë ditës duke i shoqëruar pjatat me një gotë verë. Ushqimet e preferuara janë orizi, peshku, supa dhe kufizon në maksimum ëmbëlsirat.