Mamatë e dinë se sa e vështirë mund të jetë jeta kur ke 3, 4 ose më shumë fëmijë, por të jesh një nënë, ka gjithashtu edhe anët e saj pozitive. Rezulton se lindja e shumë fëmijëve mund t’ju japë edhe më shumë se kaq. Ekspertët zbuluan se sa më shumë fëmijë ju keni, aq më gjatë jetoni dhe shpjegimet e tyre duken mjaft bindëse:Në studimin e bërë nga një ekip ekspertësh nga “Simon Fraser University” në Kanada ka treguar se gratë me më shumë fëmijë kanë gjasa të ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave të tyre.
Profesori i shkencave të shëndetit, Pablo Nepomnaschy dhe profesoresha Cindy Barha studioi gratë nga Guatemala dhe rezultat e tyre treguan se kur ke më shumë fëmijë plakesh më shpejt pasi ata “thithin” të gjithë energjinë tuaj.Por studimi i ri tregoi të kundërtën. Profesor Nepomnaschy dhe ekipi i tij ishin të befasuar kur mësuan se gratë të cilat kishin jetuar më gjatë kishin më shumë fëmijë. Shkencëtarët besojnë se ky fenomen mund të lidhet me rritjen dramatike të estrogjenit, të cilat nënat e shumë fëmijëve përjetojnë. “Estrogjeni funksionon si një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat”, thotë profesori.