Kishim dëgjuar për termin “shopaholic” madje kemi parë dhe filmin “Rrëfimet e një shopaholic” të cilët janë persona të fiksuar pas blerjeve por shkenca na vërteton diçka tjetër që mbase nuk e prisnim. Të pasurit një palë këpucë të reja në garderobën tuaj patjetër që do të ndihmojë shumë në rritjen e nivelit tuaj të humorit dhe vlerësimit për veten. Duke marrë parasysh faktin që shumë femra nuk mund të hanë dot tonelata me çokollata drejtohen drejt shopping dhe blerjes së këpucëve për të përmirësuar humorin e tyre. Shkencëtarët kanë kryer një studim në të cilin rezulton se dëshira për të blerë një palë këpucë të reja është një lloj mekanizmi që femrat e përdorin për të mbushur një hapësirë boshe në brendësinë e tyre. Këpucët janë një lloj mënyre për të përmirësuar imazhin e vetëvetes.
Kujdes! Një passion në dukje i thjeshtë mund të kthehet dhe në obsesion. Në Amerikë kjo gjë njihet si “shoesholic” dhe përdoret për të treguar një person i cili zotëron më shumë sesa 60 palë këpucë. Në vitin 2011 doli gjithashtu një dokumetar që flet për këtë lloj problemi dhe quhet “Mania”. Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Kansas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zbulua që personat të cilët vuajnë nga ankthi apo probleme të tjera psikologjike kanë tendencën të mbajnë këpucët të pastra të gjithë kohën dhe zotërojnë më shumë sesa 60 palë këpucë.