Njerëzit me Covid-19 kanë raportuar një gamë të gjerë të simptomave – duke filluar nga simptoma të lehta deri në sëmundje të rëndë. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Personat me këto simptoma mund të kenë Covid-19:
– temperaturë dhe ethe
– kollë
– gullçim dhe vështirësi në frymëmarrje
– lodhje
– dhimbje muskujsh dhe trupi
– dhimbje koke
– humbje e nuhatjes dhe shijes
– dhimbje fyti
– rrjedhje nga hundët
– të përziera ose të vjella
– diarre
Simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë:
– temperaturë
– kollë e thatë
– lodhje
Simptoma më pak të zakonshme, por që prekin një pjesë të njerëzve:
– humbje e nuhatjes dhe shijes
– konjutivit (i njohur si sy i kuq)
– dhimbje e fytit
– dhimbje e kokës
– dhimbje muskujsh
– lloje të ndryshme të skuqjes dhe irritimit të lëkurës
– të përziera ose të vjella
– të dridhura ose marramendje
Simptomat e sëmundjes së rëndë Covid-19 përfshijnë:
– gulçim
– humbje e oreksit
– konfuzion
– dhimbje e padurueshme ose presion në gjoks
– temperaturë e lartë mbi 38°C
Simptoma të tjera, më pak të zakonshme:
– nervozizëm
– humbje e vetëdijes
– ankth
– depresion
– çrregullime te gjumit
– komplikime më të rënda, si goditje në tru, dëmtime nervore