E mbani mend herën e fundit që keni ngrënë kokoshka? Ndoshta përkon me filmin e fundit që keni parë në kinema ose në shtëpi me miqtë. Ndoshta duhet t’i konsumoni më shpesh pasi kokoshkat janë shumë të vlefshme për shëndetin.
Baza kryesor e kokoshkave është gruri, i cili bën pjesë në familjen e drithërave. Gruri në gjendjen e tij natyrale është shumë i pasur me fibra, acid folik, vitaminë C dhe vitaminë B ( niacinë, riboflavinë dhe tiaminë ).
Sipas një studimi të bërë nga American Chemical Society kokoshkat përmbajnë polinefol,një antioksidant shumë i dobishëm për organizmin. Polinefoli gjendet i përqendruar në pjesën e brendshme dhe të fortë të kokoshkave. Ajo që surprizoi studiuesit është se polinefoli gjendet më me shumicë tek kokoshkat sesa frutat e perimet.
Kokoshkat përmbajnë po ashtu shumë vitamina dhe minerale si: potas, fosfor, magnez, vitaminë PP e vitaminë A dhe natrium. Ndryshe nga frutat, ku fibrat përbëjnë 4% të peshës së ëprgjithshme, ato arrijnë në 250% tek kokoshkat. Fibrat janë shumë të rëndësishme pasi aktiviteti i tyre lidhet me aparatin tret137, si dhe rregullojnë përqendrimin e sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e kolesterolit.
Është e këshillueshme të përdorni vaj të arrës së kokosit kur bëni kokoshka në shtëpi, ose edhe pa yndyrë fare.