Mos u shtrini asnjëherë për të fjetur
Duhet të krijoni një hapësirë prej 2-3 orësh ndërmjet vaktit të fundit të ushqimit dhe kohës për të fjetur. Pini një gotë qumësht ose konsumoni një mollë përpara se të flini.
Mos u ushtroni intensivisht
Duke u stërvitur me stomakun bosh nuk do të arrini maksimumin e potencialit tuaj, sepse trupi juaj ka më pak energji. Kështu më e mira është që të konsumoni fruta të thata ose një frut përpara se të shkoni në palestër.
Mos përtypni çamçakëz
Mos përtypni çamçakëz, sepse mund të çojë në inflamacion të stomakut. Asnjëherë mos përtypni një çamçakëz për më shumë se 10-15 minuta.
Mos pini asnjëherë kafe
Duke pirë kafe me stomakun bosh jo vetëm që shkakton probleme në zemër, por do të keni edhe shumë probleme me tretjen. Shumica e njerëzve e anashkalojnë mëngjesin edhe pas pirjes së kafes duke i bërë gjërat akoma dhe më keq.