Gjërat më të pashpjegueshme të gjendura në Tokë

Kuriozitete

Ka shumë mistere në botë të cilat ende kanë mbetur të pashpjeguara ndër vite. A jemi vetëm në univers? A ndodhet ende Atlantis nën ujë? Janë disa gjëra për të cilat mund të mos gjejmë kurrë shpjegim. Njerëzit kanë gjetur shumë gjëra të cilat kanë qenë në Tokë prej mijëra vitesh.

1- Harta e Piri Reis

Piri Reis është harta më e vjetër që besohet të jetë bërë në shekullin e 16. Ajo cfarë përmban harta i ka bërë njerëzit të mendojnë për shumë gjëra. Njerëzit kishin shumë informacione rreth formës së kontinenteve sa cmendohej se do të kishte në atë kohë. Harta përmban edhe një skicë të Atlantis, edhe pse mendohej që kontinenti nuk ishte zbuluar edhe për 300 vite të tjera. Për më tepër që ndodhet mbi nivelin e detit, në Tokë. Gjithsesi origjina e hartës ende nuk dihet.

2- Ubaid Lizardmen

Arkeologët mendojnë se civilizimi nisi me Sumerët në Irak, por janë gjendur edhe artifakte që janë 7000 vjecare. Ubaid Lizardmen janë artifakte me trupin e njeriut dhe me kokën e një zvarraniku, të cilat mendohen se datohen 5000 vjet para erës sonë. Mendohet që këto kanë qenë shumë të rëndësishme në jetën e Ubadianëve, sepse besohej që përfaqësonin edhe rracën aliene.

3- Tabletat Rongorongo

U zbuluan fillimisht në vitin 1864 dhe të gjithë tabletat përmbanin të njëjtat hieroglife. Por deri më sot askush nuk ka mundur të gjejë se cfarë kuptimi kanë.

4- Guri Cochno

Cochno është zbuluar në Skoci në 1887. Guri përmban edhe shenja si gropa dhe rrethore të gdhendur. Mendohet që guri është 5000 vjecar dhe mund të tregojë konstelacion të yjeve.