Gjendet thesari një mijë vjeçar në brigjet e Izrael

Kuriozitete

thesarii
Zhytësit në Izrael në afërsi të portit Cezaree në Detin Mesdhe kanë gjetur 2.000 monedha ari të vjetra pothuajse një mijë vjet.
Ky është një thesar i cili daton nga dinastia Fatimid, shtetit musliman në territorin e Egjiptit, raporton AA.

Zhytësit në ujërat e Detit Mesdhe pranë portit Cezaree kanë vërejtur një objekt për të cilin së pari menduan se ishte lodër. Pas hulumtimit të hollësishëm kuptuan se bëhet fjalë për flori. Nga Zyra e monumenteve historike të Izraelit njoftojnë se bëhet fjalë për monedha ari nga periudha e dinastisë muslimane Fatimide.

Ekspertët supozojnë se ari i gjetur ishte mbledhur nga tatimet dhe se është parashikuar për transport në Kajro. Një tjetër alternativë është që ari u fundos me një nga anijet tregtare.

Dinastia Fatimide ishte shteti islamik shiit që ka ekzistuar nga fillimi i viteve 900 deri në vitin 1171 kur kryeqendrën e saj e pushtoi Salahudin Eyubi pas së cilës Egjipti iu bashkua Kilafatit Abasid. Fatimidi kanë kontrolluar territorin nga Deti i Kuq deri në Oqeanin Atlantik, si dhe një pjesë të Levantit.