Gati 100 njerëzit e parë që do të jetojnë në Mars, midis tyre dhe nga Serbia

Kuriozitete

mars3
Projektit të ndërmarrë për të dërguar njëqind njerëz në Mars për të parë nëse do të arrihet të bëhet jetë atje, i janë bashkuar 50 burra dhe 50 gra. – janë përzgjedhur për t’iu bashkuar projektit “Marsi Një”, i cili planifikon ta dërgojë turmën e parë të njerëzve në një udhëtim në Mars.

Për projektin projektit “Marsi Një” kishin aplikuar më shumë 202 mijë njerëz nga të cilët u bë kjo përzgjedhje prej 100 personash. Ky është një projekt privat i ndërmarrë nga sipërmarrësi holandez, Bas Lansdorp, i cili ka si synim të vërtetojë nëse Marsi është një planet ku mund të zhvillohet jeta njerzore.

Projekti parasheh dërgimin e ekipeve me nga katër njerëz në planetin e kuq, çdo të dytin vit nga viti 2025, derisa atje të bëhen 40 njerëz.

Misioni ka njoftuar përmes faqes së internetit se “gjatë intervistimit të kandidatëve, ata kanë pasur shans të tregojnë për rreziqet që përfshihen, punën në ekip dhe motivin e tyre për të qenë pjesë e kësaj ekspedite”.

Kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë janë nga e gjithë bota duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Iranin, Irakun, Pakistanin, Serbinë dhe Ukrainën.