Seriali televiziv “Game of Thrones” vazhdon të jetë më e shkarkuara ilegalisht. Për të tretin vit me radhë seriali “Game of Thrones” vazhdon të kryesojë në listën e shkarkuesve ilegalë.
Sipas ëebfaqes “TorentFreak”, përmes “BitTorrent”-it, seria është shkarkuar më se 8 milionë herë për vitin 2014, pothuajse dyfishi i serisë së dytë më të famshme, “The Walking Dead”.
Kjo është një shifër që dëshmon se seriali i famshmëm televiziv është shkarkuar shumë herë më shumë se në vitet e kaluara.
Ndër seritë tjera që kanë pjesë e top 5 të listës së serialeve më të shkarkuar ilegalisht janë, “The Big Bang Theory”, “How I Met Your Mother” dhe “Gotham”.