Në prill 1912, anija Titanik u mbyt pasi goditi një ajsberg të madh, ku si pasojë gjeten vdekjen 1.500 persona.
Megjithatë, pasagjeria që mbante biletën me numër 35851, nga klasa e tretë, e cila hipi në anije për të arritur në New York, ishte një nga të mbijetuarat e saj – duke gënjyer.
Katie Gilnagh (1894 -1971), e cila vinte nga Irlanda, mezi arriti në kuvertën e sipërme ku njerëzit donin të largoheshin nga anija. Kur më në fund arriti të kapte një nga ato varkat, në numrin e 16, i thanë se ajo ishte e plotë.
Ajo filloi të thërriste me zë të lartë, kur e pa se nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të shpëtuar nga anija që ishte ngadalë fundosje.
Duke qarë ajo iu tha: “Por unë dua të shkoj së bashku me motrën time!”. Marinari në anije, megjithatë, pati mëshirë dhe e ndihmoi atë të hipte.
“Perëndia më faltë se kam gënjyer”, ka thënë Katie për “New York Daily News” në 15 vjetorin e fundosjes fatkeqe.
Katie ka pasur me të vërtetë një motër, por jo në varkë, por në Nju Jork, për ku ajo po udhëtonte.