Këto foto të tmerrshme janë realizuar gjatë një udhëtimi me traget në brigjet e Australisë. Ato duken sikur janë xhiruar në mes të oqeanit por në fakt janë shkrepur në portin e Sidney-t.
Fillimisht, koha ishte e mirë por më pas kanë filluar dallgë të papritura duke bërë situatën të dalë jashtë kontrolli.
Fotografitë u realizuan nga Haig Gilchrist i cili i ndau me miqtë e tij në Instagram, por më pas ato u bënë virale duke u shpërndarë kudo.
“Një ditë e mrekullueshme për të punuar” – shkruante Haig por nuk jemi dhe aq të sigurt për këtë.